Publikohet lista e bursistëve të Komunës së Prishtinës

Publikohet lista e bursistëve të Komunës së Prishtinës

Përmes njoftimit në uebfaqen e komunës si dhe profilin e saj në “Facebook”, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka uruar të gjithë studentët që janë shpërblyer me bursë komunale.


Sipas Musmuratit, janë dhënë gjithsej 113 bursa për studentët e dalluar të Prishtinës, të cilët do të marrin nga 500 Euro bursë. Studentët janë nga drejtime të ndryshme të Universitetit të Prishtinës, si psh: Fakulteti i Arkitekturës, Inxhinierisë, Edukimit, Juridik, Ekonomik, etj.

Komuna e Prishtinës fton të gjithë studentët që kanë fituar bursa të plotësojnë dokumentet e nevojshme dhe t’i dërgojnë në Drejtorinë e Arsimit, rr. Andrea Gropa nr.40.

Lexo edhe

Video