Publikohen rezultatet e testit të arritshmërisë së nxënësve në komunën e Shtimes

Publikohen rezultatet e testit të arritshmërisë së nxënësve në komunën e Shtimes

Drejtoria Komunale e Arsimit në Shtime ka publikuar sot rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar rreth 444 nxënës të klasave të nënta nga kjo komunë.

Testi i Arritshmërisë të kalueshmërisë në këtë vit shkollor është 55.80%, ndërsa përqindjet në shkollat e komunës janë: SHFMU “Abdullah Shabani” – 46.61 %, SHFMU “ Lasgush Poradeci” – 72.76 %, SHFMU “ Bajram Curri “ – 62.14 %, SHMU “ Emin Duraku” – 52.32 %, SHFMU “ Hasan Prishtina” – 50.22%, SHFMU “Idriz Ajeti” – 50.96%, SHFMU “Skenderbeu” – 55.60%.


Testi i mbajtur më 28 maj, është organizuar në tri qendra: Shkolla Fillore “Emin Duraku” me gjithsej 113 nxënës, Shkolla e Mesme e Ulët me gjithsej 186 nxënës si dhe Shkolla e Mesme Profesionale me gjithsej 145 nxënës.

Drejtoresha e Arsimit Agime Roshaj, përgëzon të gjithë nxënësit për suksesin e treguar dhe u dëshiron suksese në shkollën e mesme.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: