Publikohen fotot e para nga Fshati Olimpik i Lojërave Olimpike Tokio 2020

Publikohen fotot e para nga Fshati Olimpik i Lojërave Olimpike Tokio 2020

Lojërat Olimpike do të zhvillohen nga data 21 korrik deri më 8 gusht 2020 në Tokio.

Kosova në këtë eveniment të madh sportiv kësaj here do të përfaqësohet nga 11 atletë.


Janë 11 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme: xhudo, mundje, not, atletikë, boks dhe shenjëtari sportive që do të marrin pjesë në LO Tokio 2020, përcjellë KosovaPress.

Prej tyre, gjashtë janë me normë olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Akil Gjakova (të gjithë nga xhudo), Egzon Shala (mundje). Me ftesë nga Komisioni Tre-Palësh janë Donjeta Sadiku (boks) dhe Drilon Ibrahimi (shenjëtari sportive), ndërsa me ftesë sipas vendeve të univerzalitetit janë atleti Musa Hajdari dhe notarët, Eda Zeqiri e Olt Kondirolli.

Nga fotot e para që vijnë nga Fshati Olimpik i Lojërave Olimpike shihet edhe flamuri i Kosovës në mesin e flamujve të mbi 200 shteteve të botës që garojnë në sportte te ndryshme.

Lexo edhe

Video