Me fillim nga ora 18:00 do të fillojnë dy ndeshjet më interesante të Serie A, ku Milani dhe Interi do të luftojnë kokë më kokë për titullin e Serie A.
“Nerazzurët” presin në shtëpi skuadrën e Sampdorias, kurse “Rossonerët” zhvillojnë ndeshje si mysafirë kundër Sassuolos, përcjell KosovaPress.
Momentalisht, Interin dhe Milanin i ndajnë vetëm dy pikë në tabelë, ku Milani zë vendin e parë me 83 pikë, krahas 81 sosh sa ka Interi në vendin e dytë.
Tanimë, trajnerët kanë vendosur për formacionet e tyre zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Inter – Sampdoria
Inter (3-5-2): Handanovic; Bastoni, De Vrij, Skriniar; Perisic, Calhanoglu, Brozovic, Barella, Dumfries; Martinez, Correa
Sampdoria (4-5-1): Audero; Bereszynski, Ferrari, Yoshida, Augello; Candreva, Thorsby, Vieira, Rincon, Sabiri; Caputo
Sassuolo – Milan
Sassuolo (4-3-3): Consigli; Kyriakopoulos, Ferrari, Ayhan, Muldur; Matheus, Lopez, Frattesi; Raspadori, Scamacca, Berardi
Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud