Psikologët: Ankthi nga koronavirusi dobëson sistemin imunitar

Psikologët: Ankthi nga koronavirusi dobëson sistemin imunitar

Përballë një situate si ajo e koronavirusit ekziston rreziku i një frike objektive, apo i një ankth të përgjithësuar.

”Por, ky ankth dhe ky panik mund të ulë mbrojtjen imunitare”, deklaroi David Lazzari, president i Urdhrit Kombëtar italian të Psikologëve.


“Nuk mund të mohohet kjo situatë që po përjetojmë, por duhet të përballohet pa përhapjen e frikës në mënyrë të panevojshme”, shtoi ai.

Urdhri i Psikologëve ka aktivizuar udhëzues për qytetarët mbi menaxhimin psikologjik të problemit për përballimin sa më të lehtë ndaj tij./ATSH/

Lexo edhe

error: