PSG udhëton drejt Leipzig pa Messin

PSG udhëton drejt Leipzig pa Messin

Lionel Messi është duke u rikuperuar nga tërheqja e muskulit dhe problemet në gju, dhe tani është konfirmuar që ylli argjentinas do të mungojë në ndeshjen e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës së RB Leipzig.

Messi nuk është përfshirë në listën prej 21 lojtarëve të PSG-së për ndeshjen e nesërme të Grupit A, ku skuadra e Mauricio Pochettinos do të synojë që të sigurojë biletën drejt fazës së eliminatoreve, përcjell KosovaPress.

Messi luajti vetëm në pjesën e parë në ndeshjen e fundit të PSG-së kundër Lille, e vlefshme kjo për Ligën 1 të Francës, ku u zëvendësua nga bashkëkombësi i tij Mauro Icardi.


Lajmi që Messi do të mungojë nesër kundër RB Leipzig është konfirmuar përmes një deklarate në faqen zyrtare të PSG.

“Leo Messi ka pësuar një tërheqje të muskulit dhe ka dhimbje në gjurin e tij pas një goditje që kishte pasur”, shkruante në faqen zyrtare të gjigandit francez.

Mbetet të shihet nëse Lionel Messi mund të rikuperohet që të përfshihet në ndeshjen e Paris Saint-Germain kundër Bordeaux, ndeshje kjo që do të zhvillohet ditën e shtune dhe e vlefshme për Ligën 1 të Francës.

Lexo edhe

Video