PSG synon transferimin e Lewandowskit

PSG synon transferimin e Lewandowskit

Sulmuesi polak shihet si zëvendësim ideal i yllit Kylian Mbappe.

Gjigandi francez Paris Saint-Germain është duke e planifikuar një lëvizje sensacionale për sulmuesin Robert Lewandowski, vetëm në Kylian Mbappe largohet nga klubi, raporton Le10Sport.


Mbappe pritet të largohet nga parisienët verën e ardhshme, kur edhe i skadon kontrata aktuale e tij, dhe aktualisht spekulohet se do të kalojë te Real Madridi, përcjell KosovaPress.

Pas spekulimeve që Mbappe mund të largohet, klubi i PSG tani raportohet se është duke e konsideruar Lewandowskin si transferimin kryesor në afatin e ardhshëm të transferimeve.

Sulmuesi polak është njëri nga më të mirët në botë, ku sezonin e kaluar në 40 paraqitje për gjigantin gjerman Bayern Munich, regjistroi plot 48 gola mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video

error: