PSG-RB Leipzig, analizë dhe formacionet e mundshme

PSG-RB Leipzig, analizë dhe formacionet e mundshme

Paris Saint-Germain mund të humb garën për ta kaluar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku sot e presin në “Parc des Princes” skuadrën e RB Leipzig, në kuadër të xhiros së katërt të Grupit H, përcjell KosovaPress.

PSG në këtë ndeshje hynë si vendas, por në një formë jo të mirë, ku brenda tre xhirosh kanë arritur të grumbullojnë vetëm tre pikë, duke regjistruar vetëm një fitore, dhe dy humbje kundër gjermanëve të Leipzigut dhe kundër gjigantit anglez Manchester United, kështu duke u pozicionuar në pozitën e tretë, poshtë Leipzig dhe vendit të parë që kryesohet nga “Djajtë e Kuq”.

Ndërsa RB Leipzig hynë në këtë ndeshje me një formë të mirë, do të jetë një përballje e vështirë për ta pasi luajnë si mysafirë të kampionëve francez PSG në Francë. Pavarësisht kësaj, gjermanët gjenden në një pozitë më të mirë, ku brenda tre xhirosh kanë arritur të grumbullojnë gjithsej gjashtë pikë, me dy fitore ndaj PSG dhe Basaksehir, dhe një humbje të thellë kundër Manchester United me rezultat 5:0. Kështu, ata radhitën në vend të dytë, me pikë të barabarta me skuadrën e United që momentalisht gjenden në pozitën e parë.


Formacionet e mundshme të dy skuadrave mund ti gjeni të bashkangjitura më poshtë.

Paris Saint-Germain (4-3-3): Navas; Florenzi, Diallo, Marquinhos, Bakker; Pereira, Paredes, Rafinha; Di Maria, Mbappe, Neymar

RB Leipzig (3-4-2-1): Gulacsi; Orban, Upamecano, Konate; Henrichs, Haidara, Nkunku, Angelino; Sabitzer, Forsberg; Poulsen

Lexo edhe

Video