PSG planifikon të transferoj Paquetan

PSG planifikon të transferoj Paquetan

Gjigandi francez Paris Saint-Germain është duke planifikuar të transferoj mesfushorin e Lyonit Lucas Paquetan, raporton “L’Equipe”.

Drejtori sportiv i PSG-së Leonardo ka qenë duke e monitoruar 24 vjeçarin që nga paraqitja e tij fantastike në humbjen e Lyon me rezultat 2:1 kundër PSG në shtator të vitit të kaluar, përcjell KosovaPress.


Asokohe, në atë ndeshje Paqueta kishte shënuar për Lyonin, ndërsa këtë sezon ka regjistruar gjashtë gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.

Krerët e PSG pritet që të bëjnë një lëvizje gjatë verës për mesfushorin brazilian, në qoftë se largohen mesfushorët si Georginio Wijnaldum dhe Idrissa Gueye.

Lexo edhe

Video