PSG pëson disfatë të papritur nga Lorient

PSG pëson disfatë të papritur nga Lorient

Paris-Saint-Germain ka pësuar një humbje befasuese në kampionat duke u mposhtur me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 22 të Ligue-1.

Abergal i dha epërsinë Lorientit në minutën e36’ të ndeshjes. Pas kësaj, PSG reagoi duke e përmbysur rezultatin me dy golat e brazilianit Neymar nga pika e bardhë në minutat 45 dhe 57’, përcjell KosovaPress.


Kur po shkohej drejt fundit të ndeshjes, më saktësisht në minutën e 80’, Wissa realizoi golin e fitores për skuadrën vendase.

Kështu skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino ka lëshuar rastin për të kapur vendin e parë në tabelë dhe tani mbetet në vendin e dytë me 45 pikë, një më pak se Lyoni në vendin e parë.

Lexo edhe

Video