PSG në bisedime me yllin e Chelseat

PSG në bisedime me yllin e Chelseat

Gjigandi francez Paris Saint-Germain është në bisedime për të nënshkruar me mbrojtësin e Chelseat Antonio Rudiger, raporton “Bild”.

Po ashtu, mbrojtësi 28 vjeçar ka qenë i lidhur edhe me një transferim te gjigandi spanjoll Real Madrid, pasi që është duke hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij aktuale në “Stamford Bridge”, përcjell KosovaPress.


Spekulohet se PSG është duke e kryesuar garën për të siguruar shërbimet e Rudiger, ku edhe thuhet se drejtori sportiv Leonardo ka hapur bisedimet me agjentin e mbrojtësit gjerman.

Që prej transferimit nga skuadra e Romës te Chelsea, Rudiger ka arritur të paraqitet në 170 ndeshje në të gjitha garat për kampionin evropian, duke regjistruar nëntë gola dhe shtatë asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video