PSG-Messi, vjen një tjetër lajm i papritur

PSG-Messi, vjen një tjetër lajm i papritur

Ylli argjentinas Lionel Messi nuk do të paraqitet në ndeshjen e radhës të Paris Saint-Germain kundër Metz, për shkak të një lëndimi në gjurin e tij të majtë.

PSG e konfirmoi sot që Messi i është nënshtruar disa testeve mjekësore të cilat e konfirmuar që ai ka pësuar një dëmtim në gju, përcjell KosovaPress.


Detaje të reja rreth lëndimit të Messit do të bëhen publike gjatë 48 orëve të ardhshme, ku nëse lëndimi mund të jetë serioz, argjentinasi nuk do të paraqitet në ndeshjen kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Që nga transferimi i tij nga Barcelona tek Paris Saint-Germain, Messi ka luajtur në 190 minuta në total, por ende nuk e ka hapur llogarinë e tij të golave për gjigandin francez.

Lexo edhe

Video