PSG gol brenda 10 minutash, shokohet Chelsea
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
PSG gol brenda 10 minutash, shokohet Chelsea
havertz
11/03/2026 - 21:15
Linku u kopjua

Nisje ëndrrash për Paris Saint-Germain në sfidën e parë të raundit të 16-tës në Champions League kundër Chelseat. Kanë mjaftuar vetëm 10 minuta lojë që rrjeta të tundet në kryeqytetin francez, ku Bradley Barcola ka kaluar vendasit në avantazh 1-0.

Pas një loje agresive nga të dyja palët dhe një rasti të hershëm të Joao Neves, Barcola u tregua i vëmendshëm duke dërguar topin pas shpinës së portierit Filip Jorgensen, pas një aksioni të rrjedhshëm të parisienëve.

Chelsea, i cili u ndëshkua edhe me një goditje dënimi të shkaktuar nga Enzo Fernandez pak sekonda para golit, tashmë e sheh veten në vështirësi dhe duhet të reagojë shpejt në këtë përballje elite.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026