PSG duke e konsideruar largimin e Pochettinos

PSG duke e konsideruar largimin e Pochettinos

Gjigandi francez Paris Saint-Germain nuk është duke e konsideruar largimin e Mauricio Pochettinos në gjysmë të sezonit pas interesimit nga Manchester United, por është duke e shikuar mundësinë që ta lirojë trajnerin argjentinas nga detyra bë fund të këtij sezoni 2021/22.

Pochettino është njëri prej kandidatëve kryesorë për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”, pasi këta të fundit e shkarkuan javën e kaluar Ole Gunnar Solskjaer, përcjell KosovaPress.


Por sipas burimeve të “Goal”, PSG nuk është e gatshme të bëjë ndonjë ndryshim në stol deri në fund të këtij sezoni, kështu që Manchester United duhet të shikojë opsione të tjera.

Në fakt, gjigandi anglez është duke pritur që ta bëjë zyrtare arritjen e Ralf Rangnick si trajner i përkohshëm deri në fund të këtij sezoni, ndërsa plani i krerëve të United është që në të ardhmen ta kenë Pochettinon në timonin e skuadrës.

Lexo edhe

Video

error: