PSG dhe United duke e monitoruar yllin e Lazios

PSG dhe United duke e monitoruar yllin e Lazios

Paris Saint-Germain dhe Manchester United janë duke e monitoruar situatën e mesfushorit të Lazios Sergej Milinkovic-Savic, raporton gazetari Nicolo Schira.

Mesfushori 26 vjeçar thuhet se dëshiron që të largohet nga skuadra italiane në verën e ardhshme, ku krerët e Lazios raportohet se kërkojnë 70 milionë euro për shërbimet e tij, përcjell KosovaPress.


Po ashtu, spekulohet se trajneri Maurizio Sarri dhe mesfushori serb nuk kanë raporte të mira së fundmi, gjë që mund të dërgojë deri në largimin e Milinkovic-Savic nga skuadra e Lazios.

Që prej transferimit nga skuadra belge Genk te Lazio, Sergej Milinkovic-Savic ka arritur të bëjë 270 paraqitje për skuadrën italiane, duke regjistruar 52 gola dhe 44 asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video