PSG dhe City në pritje të Lionel Messit

PSG dhe City në pritje të Lionel Messit

Manchester City dhe Paris Saint-Germain po vazhdojnë të monitorojnë situatën e kontratës së Lionel Messi në Barcelonë, ​​raporton “Mundo Deportivo”.


Argjentinasi, i cili është zyrtarisht një lojtar i lirë, ka rënë dakord mbi kushtet për një marrëveshje të re dy-vjeçare me Barçën, por klubi duhet të ulë në mënyrë drastike faturën e pagës para se ai të nënshkruajë në mënyrë që të pajtohet me rregulloret financiare të La Ligas, përcjellë KosovaPress.

Nëse marrëveshja dështon, PSG është gati ta tundojë Messin për të shkuar në Paris duke i ofruar atij mundësinë për të luajtur së bashku me mikun e tij të mirë Neymarin, ndërsa City do t’i ofrojë atij një marrëveshje që përfshin mundësinë për të luajtur për klubin motër Neë York City FC në të ardhmen.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.