PSG arrin marrëveshje me Chelsean për Ziyech

PSG arrin marrëveshje me Chelsean për Ziyech

Çastet e fundit të merkatos së janarit po sjellin emocione tejet të mëdha, ku para pak çastesh u raportua se Chelsea ka arritur marrëveshje me Benfican për transferimin e mesfushorit, Enzo Fernandez.


Por, kjo nuk është lëvizja e vetme e Chelseat, pasi që është afër që ta largojë nga skuadra yllin maroken, Hakim Ziyech, raporton KosovaPress.

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve dhe gazetari i njohur, David Ornstein, Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me Chelsean për të transferuar Ziyechun në “Parc des Princes”.

Lexo edhe

Video