Pse po urreni?

Pse po urreni?

Religjioni gjithmonë ka luajtur rol të rëndësishëm gati edhe primar në kulturë, sepse edhe feja është një pjesë e saj. Edi Rama nuk do e kishte ftuar një këngëtar si Bregoviç, po të ishte mysliman ose ´kosovar´. Ai u kritikua se pse nuk e ftoi Dua Lipën në vend të Goran Bregoviçit.

Nga ana tjetër, Serbia, siç dihet, po i bojkoton kënëgaret shqiptare, tanimë yje botërore si; Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha etj.

Kritika ndaj këngë dhe këngëtarit serb ka të bë me ate se a e tregon kënga shpirtin e një populli? Nëse në këngën Kallashnikov kërkohet vrasja me kllashnikov e shqiptarëve në fillimvitin 1997, kjo do të ishte ajo ana e keqe medaljes. Një lexim i tillë  është kulturor, që e tregon shpirtin e saj edhe vuajtjen shpirtërore të popullit serb. 

Për këtë, në qendër të kritikës është gjendur edhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë i cili po kritikohet se ishte personi numër një i cili e ´zbuloi´ këngëtarin Goran Bregoviç, tani, besoj shumë fortë, se nuk mund ta kundërshtosh politikën e tij kulturore dhe simpatinë fetare ndaj ortodoksisë karshi këngëtarit në fjalë, sepse Evropa dhe gjithë opinioni publik ndërkombëtar do t´i dal në mbrojtje Edi Ramës. Ndërsa ana tjetër do të jetë humbëse dhe si rezultat të saj do ketë përqarje brenda nesh. Le të këndoj se nami nuk bëhet!

Në lidhje me debatin a duhet të këndojë Goran Bregoviç në Korçë, dua të jap edhe unë disa mendime, jo vetëm të miat, por edhe të të tjerëve, pra, mendime përparimtare,mendime, siç thuhet, kah del shpirti!!! E në fund gjithashtu do ju sjell ca mendime të filozofit Baruch de Spinoza; pse besojmë dhe urrejmë në emër të Zotit, të religjinit, apo të kulturës?

Para se t´i jap ato, dua të thekësoj se kyqja në debate të tilla nuk jep rezultate, nëse nuk e shikon nga këndvështrimi neutral, nga një aspekt sikur të mos jesh shqiptar. Kësaj radhe unë po e vlerësoj diskursin në fjalë duke reflektuar mbi ngjarje e diskurse të ngjashme të pas luftës në relacionin Gjermani- Francë, por edhe raste tjera, që në fund nuk e patën çare pa u pajtuar!

Pra, pas çdo lufte e urrjetje mes kombesh, vjen një kohë kur duhet të nis etapa e pajtimit, etapa e përpjekjeve për përafërim ose reduktim të urrjetjes ose thënë ndryshe, duhet fillohet procesi drejt deeskalimit. Ata të parët që e nisin këtë proces mund të jenë politikanë, shkrimtarë, artistë, këngëtarë, aktorë etj. Ata që e nisin një ´pajtim´të tillë kritikohen, kërcënohen dhe s´di çka tjetër jo.

As gjermanët nuk e kanë patur lehtë pajtimin me francezët, pas Luftës së Dytë Botërore. E njëjta ka ndodhur edhe mes popujve tjerë. Nuk mund të ndodh ndryshe as mes shqiptarëve dhe serbëve. Në fund të fundit duhet të vije faza e deeskalimit dhe e pajtimit. Kjo nuk nënkupton se duhet harruar atë çfarë ka ndodhur. Gjithashtu, kjo nuk nënkupton se përgjegjësitë e krimeve serbe ndaj popullit shqiptarë në Kosovë do harrohen. Ndaj keqbërëseve dhe autoriteteve shtetërore serbe do kërkohet përgjegjësi, duke e pranuar se ish-rezhimi i Millosheviqit ka kryerë gjenocid ose ka patur përpjekje për të kryer gjenocid dhe natyrisht ka kryer krime kundër njerëzimit dhe kjo është përgjegjësia e shtetit dhe e politikës. Por kjo deri tani nuk po ndodh.

Kur gjykon për një diskurs apo ngjarje, kurrë mos nxito, mos kërko t´i bashkohesh tufës (shumicës), sepse ajo din edhe të gabojë. Bashkimi i saj në një mendim të vetëm është shpesh vetëm eufori. Më pëlqeu mendimi i Josif Papagjonit kur u ankua për vërshimin e llumit „nese ia vlen a s’ia vlen të këndoje Goran Bregoviç në Korçë?!“ Vërtetë Papagjoni ka të drejtë kur thotë se „llumi sjell llumin, dmth ndezjen e urrejtjeve të vjetra e të reja, ikën nga tingujt muzikore dhe shkon bash aty, te nacionalizmi i verbër, periferia, mbyllja në haurin tënd, në shpellën tënde”.

Papagjoni ka frikë nga ky diskurs, dhe e kujton mbylljen në kohën e komunizmit. Për të një elitë e tillë dashakeqe kinse “patriotesh”, do ua shohim sherrin që, siç thotë ai „bartin mbi shpinë veçse kasollën e tyre të mjerë, shpellën inkuizicioniste të ideologjive të sëmura nga bacili i vetmisë, ksenofobise, urrejtjeve.“

Papagjoni kujton se ky diksurs është i pavend, sepse „Bota vrapon e ethshme drejt një kozmopolitizmi të hapur, aktiv, ku njeriu bëhet Zot, me gjithë liritë dhe të drejtat e tij, me punën dhe familjen, kudo ku ai jeton, në hapësirën pa klone e kufij.“ Për të është e sigurtëse tingujt e këngëve të dala nga një shpirt artisti (nuk do) mund të kthehen në plumba, gjyle e topa. Ç’është kjo mendësi primitiviste kështu?, pyet autori në fjalë.

Sipas tij, këto janë „kreni të ngjyera në idiotësitë e luftërave dhe urrejtjeve nacionaliste, pa arsyetuar. Kjo e shtyn dhe një shekull më tej domosdonë e komunikimeve, marrëdhënieve mes shqiptarësh e serbësh, duke ringjallur makthe, pandehma dhe paranoja, jashtë kontekstit historik. Kohët nuk janë të ngrira. As marrëdhëniet mes popujve, qoftë dhe rasti mes serbëve dhe shqiptarëve, që ka përsipër ankthin e gjakut. Arti nuk është senjor i gjakut. Them se është e kundërta. Arti bashkon zemrat njerëzore, nuk i përçan dhe as i fut nëpër kolibet arkaike të mendjeve të stërmunduara nga dyshimet, paragjykimet.“

Sipas Papgjonit „Korça është qytet i kulturës, i pritjes së të huajve, nuk është një gjelltore urrejtjesh dhe përçarjesh. Është në nderin e saj ta presë edhe një këngëtar të njohur serb si Goran Bregoviç. E ç’u be se ai na këndoi në këtë qytet kulture? Thjesht do të lëre udhëve dhe qiellit të Korçës ca tinguj njerëzie, ca tinguj miqësie, dashurie. Vallë i bën keq dikujt tingulli? Nè i bëftë keq, le të verë pak dyll në vesh, më pas do të mësohet se shpirtrat e popujve ngjajnë. Arti bashkon…“

Edhe gazetari i njohur Fahri Musliu, ish-korespondenti i RTK-së në Beograd kritikon shqiptarët për mos mbajtjen e koncertit të Bregoviçit duke e quajtur atë si një ´“paternalizm folklorik“ të kosovarëve ndaj pushtetit dhe turizmit e kulturës në Shqipëri, i cili sipas tij, „ka shpëthye me të madhe këto ditë, nga shtresa të ndryshme, duke përdorur kanonada fyerjesh, sharjes, trillimesh, shpifjesh, leksionesh (secili sipas kutit dhe interesit të vet), që janë me dëme dhe pasoja afatgjata jo vetëm për raportet ndërshqiptar por edhe më gjerë.“

Ndërsa Armand Plaka, gazetar nga Shqipëria thotë se disa nga brezi i tij ishin përfshi nga një lloj nostalgjie të degjojnë ndonjë këngë nga ish-rock-u jugosllav. Prej tyre madje jo pak vetë nga brezi i tij mësuan jo pak dhe serbokroatisht, edhe pse, siç thotë ai, s’ na hyri ndonjëherë në punë.

Z.Plaka e pranon se shqiptarët janë dhe duhet vërtetë të jenë mendjehapur dhe shton; „si popull i vogël, jemi përthithës të kulturave e gjuheve të ndryshme!

Në lidhje me G. Bregoviç dhe rikthimin e tij në Shqipëri, ai konstaton se kur erdhi herën e parë pati gjithashtu ca reagime, por në fund mbajti një koncert mu në Tiranë ( jo në Korçë).

Është e vërtetë se kënga e tij Kallashnikov është përdorur nga cetnikët serbë për fushtatat militariste terroriste të viteve ’90, por krijimi i saj dhe përmbajtja s’ kanë pasur kurrfarë lidhje me qëllimin që çetnikët serbë e kanë përdorur më vonë. Dalja e Bregoviç-it përkrah fushatave të Millosheviçit thotë ai e njollos atë jo pak, por kjo pak gjasa ka të mbulohet me fakte konkrete. Madje ka indicie edhe për të kundërtën. Dhe nëse është kështu, atëherë pse u lejua të përformojë herën e parë dhe pse s’ po lejohet sot me shumë zhurmë?!

Sipas tij, Bregoviç nuk është i vetmi këngëtar i cili zbarkoi në Tiranë para do vitesh. “Në kryeqytetin shqiptar zbarkoi edhe Zdravko Çoliç, ikonë e muzikës së lehtë serbe dhe ish-jugosllave, një njeri me gjak të pastër serb, jo të përzier në një miksturë nacionalitetesh si Bregoviç, çka e bënin ate të mbante në kartë të identitetit opsionin “jugosllav” dhe jo serb apo malazez, një opsion që nisi të përdorej edhe nga zyrtarë kosovarë në vitet ’80, për të treguar besnikëri ( dmth servilizëm…) ndaj regjimit e shtetit jugosllav të kohës”.

Sipas Plakës edhe Çoliç u shoqërua me shumë reagime e madje u detyrua të sqarojë më qartë pozicionin e tij në një intervistë në lidhje me shqiptarët, të cilët e duartrokitën jo pak. Po, ashtu boshnjaku i Hari Mataharit u duk para do vitesh gjithashtu në Tiranë. Por ai s’ mund të bëhet pjesë e diskutimit “të vije (apo) të mos vije” për arsye që dihen, thotë z. Plaka.

Duhet thënë përfund se se baza e pajtimit patjetër gjen pikënisjen tek kultura dhe përafrimi. Në fazën e tanishme të gjitha kombet (shtetet ballkanike) do të duhej futur në axhende këmbimin kulturor, koncertet e këngëtarëve shqiptarë në Tiranë, Prishtinë, Sarajevë, Zagreb, Beograd, dhe anasjelltas. Ish-këngëtarët e skenes se Yugo-Rock-ut, shton tutje z. Plaka kanë mundur të vijnë në Shqipëri. E kundërta nuk ka ndodhur. „Në asnjë rast një këngëtar apo këngëtare shqiptare s’ ka mundur të vërë këmbë në Beograd”.


Sidoqoftë, z. Plaka është i bindur se „koha ka ardhur që tashmë një shqiptar/e nga skena muzikore të shkelë në Beograd dhe jo e kundërta, nëse populli, shteti e kombi fqinj do të tregoje se gjërat mund të funksionojnë lirisht nga dy krahët si shembull se arti e sporti bashkon njerëzit e kombet.

„Por ajo që ndodhi në Stadiumin e Partizanit te Beogradit në 2014 ma turbullon mendimin dhe druaj se edhe sikur ftesa të vinte për kortezi nga institucione kulturore serbe, reagimi i serbëve (në fakt jo i të gjithëve, por i një shumice dërrmuese) do ishte minimalisht refuzues, për të mos thënë më shumë”.

Një zë kritik kundër efurisë popullore drejtur mbajtjes së koncertit të këngëtarit serb Bregoviç vjen edhe nga Zef Noka,i cili apelon tek populli shqiptarë nëse nuk e nderojmë Bregoviçn… s´paku të mos e ofendojmë sepse kështu po e bëjmë edhe më të madh..!

„Mos bini në nivelit e tij. Refuzimi mund të bëhet në mënyrë estetike! Jo me bhuuu, po thjesht duke mos i kushtuar vëmendjen! Vetëm mos merrni pjes në prezantimin e atij, nëse ndjeheni të prekur, dhe mesazhin do ta kuptoj!”. Pra ca vitesh kujton z. Noka, z. Bregoviç ai u nderua me qelsin e Tiranës, kryeministrin do ta keni aty! Ai nuk është ftuar rastësisht…Lëreni secilin të fundoset në turpin e vet! Mos i përlyni duart pa nevojë!”.

Rezistenca në rritje dhe kundërshtuese në opinionin publik kundër këngëtarit Bregoviç ka bërë që qytetarët e Korçës do të protestojnë për të kundershtuar praninë gjatë Festës së Birrës të këngëtarit serb, Goran Bregoviç, ndërsa bashkia si organizatore refuzon të tërhiqet nga ftesa për këngëtarin. Qyterarët protestuesë synojnë përmes protestës të ndalojnë këngëtarin serb Goran Bregoviç në Festen “Birra Korça”.

Se opinioni publik u është bashkuar tufës Bandon Wagonit, nga i cili kumtohet muzika manipuluese e tregon edhe sa pak është e informuar audienca në Kosovë lidhur me këngëtarin Bregoviç. Sa për informim, biografia e këngëtarit Bregoviç vijon sa më poshtë, marrë nga Vikipedia.

Goran Bregoviç është i lindur më 22 mars të vitit 1950 në Sarajevë. Ai është një muzikant dhe kompozitor boshnjak (kroato-serb). Shumica nuk e dijnë se këngëtari Bregoviç, ka një baba kroat dhe një nënë serbe, ndërsa ai vazhdon t’i referohet vetes si jugosllav. Përveç kësaj, gruaja e tij ´Dženana´ (Zhenana) është një boshnjake. Pasi jetoi në Beograd dhe Paris që nga fillimi i viteve 1990, në korrik të vitit 2011 ai vendosi të transferohej në qytetin e tij në Sarajevë me gruan dhe fëmijët e tij.

Bregoviç filloi karrierën e tij muzikore si një basist 16-vjeçar në vitin 1966 në grupin amator Beštije (Beshtije) në Sarajevë. Në vitin 1974 ai ishte një nga themeluesit e grupit të suksesshëm të rokut ´Bijelo Dugme´, i cili kishte hite të shumta deri në shpërbërjen e tij në vitin 1989. Ai ishte një këngëtar popullor në gjithë Evropën Lindore dhe Juglindore.

Sidoqoftë, ai u bë i njohur ndërkombëtarisht si kompozitor i muzikës së filmit. Ai dha fonogramin e tij të parë në vitin 1978 për filmin ´Nije Nego´ nga Miqa Milosheviç. Muzika e tij është bërë e famshme botërore përmes filmave të Emir Kusturicës. Në vitin 2008 ai ishte pjesë e Interval Act në finalet e Eurovision Song Contest në Beograd.

Për Eurovision Song Contest 2010 Bregoviç shkroi këngën Ovo je Balkan (Ky është Ballkani) për pjesëmarrësin serb Milan Stankovi. Në finale, kënga zuri vendin e 13 -të. Stankoviç gjithashtu regjistroi një version spanjoll të këngës nën titullin Balkaneros, të cilin Bregoviç e regjistroi përsëri vitet e kaluara me ´Gipsy Kings´.

Reflektime- pse urrejmë në emër të Zotit? 

A mund të jetë bota më e mirë seç është? A mund ta bëjmë ate ne duke kënduar dhe dashuruar? Gjërat ndodhin, sepse e kanë një arsye të ndodhin. Për gjërat që ndodhin ka një shkas (teoria e kauzalitetit). A mundet që një supozim të jetë i vërtetë dhe në të jëjtën kohë i pavertetë? Po. Leibniz do të thoshte se po, është e mundshme. Ca referime nga libri i Baruch de Spinozës. („Ethik.“ 2011). A e dini se kur Ajnshtajni dha leksione në universitetet e shumta amerikane ku ishte i ftuar, pyetja e pare që studentët i bënin atij ishte: A besoni në Zot? Dhe ai gjithmonë përgjigjej: Unë besoj në Perëndinë e Spinozës. Nuk e kuptuan ata që nuk e kishin lexuar Spinozën…

Shpresoj që kjo perlë e historisë, t’na shërbejë sa më shumë: Baruch de Spinoza ishte një filozof holandez i konsideruar një nga tre racionistët e mëdhenj të filozofisë së shekullit të 17-të, së bashku me René Descartes në Francë, dhe Gottfried Leibniz në Gjermani. Ja disa nga mençuritë e tij:

′′Zoti do të kishte thënë: Mjaft u lute dhe grushtove veten në kraharor! Ajo që dua të bësh është të dalësh në botë dhe të shijosh jetën tënde. Unë dua që ju të kënaqeni, të këndoni, të argëtoheni dhe të shijoni gjithçka që kam bërë për ju. Ndaloni të shkoni në ato tempuj të errët dhe të ftohtë që keni ndërtuar vetë dhe thoni se janë shtëpia ime! Shtëpia ime është në bjeshkë, në pyll, lumenj, liqene, plazhe. Aty jetoj dhe aty shpreh dashurinë time për ty.

Mjaft më fajësove për jetën tënde të mjerueshme; nuk të thashë kurrë se kishte ndonjë gjë të keqe me ty ose se ishe mëkatar, ose se seksualiteti yt ishte një gjë e keqe; është një dhuratë që të kam dhënë dhe me të cilën mund të shprehësh dashurinë, ekstazën, gëzimin tënd. Prandaj mos më fajëso për gjithçka që të bënë të besosh.

Ndaloni së lexuari shkrime të shenjta të dyshuara që nuk kanë të bëjnë fare me mua. Nëse nuk mund të më lexosh në një lindje dielli, në një peizazh, në pamjen e miqve të tu, në sytë e djalit tënd… nuk do të më gjesh në asnjë libër! A mendoni se mund të krijoj një vend për të djegur të gjithë fëmijët e mi që sillen keq për pjesën tjetër të përjetësisë? Çfarë lloji të Zotit do ta bënte këtë?

Harrojeni çdo lloj urdhërimi, çdo lloj ligjesh; ato janë për t’u manipuluar, për t’u kontrolluar, vetëm krijojnë fajde tek ju.

Respektoni bashkëmoshatarët tuaj dhe mos bëni atë që nuk doni për veten tuaj. E vetmja gjë që kërkoj është që t’i kushtoni vëmendje jetës teuaj, se vetëdija juaj është udhëzuesi juaj.

Kjo jetë nuk është provë, as hap, as ferr, as prelud i xhenetit. Kjo jetë është e vetmja gjë që ekziston këtu dhe tani, dhe është gjithçka që ju duhet. Ju jeni absolutisht të lirë të krijoni në jetën tuaj parajsë ose ferr. Mund t’u them nëse ka diçka pas kësaj jete, por nuk do ta bëj… por mund t’u jap një këshillë: Jetoni sikur nuk ka asgjë pas… sikur kjo është mundësia juaj e vetme për të shijuar, për të dashuruar, për të ekzistuar.

Pra, nëse nuk ka asgjë, atëherë do të keni shijuar mundësinë që tju dhashë. Dhe nëse ka, të jeni të sigurtë se nuk do të pyes nëse jeni sjellë mirë apo gabim, do tju pyes, a ju pëlqeu? A u kënaqët? Çfarë u kënaqët më shumë? Çfarë mësuat? Mjaft besuat në mua; të besoni është supozim, hamendje, imagjinim. Nuk dua të besoni në mua… Dua të më ndjeni në ty o njeri, kur puthesh me të dashurën, kur përqafon vajzën tënde të vogël, kur ledhaton qenin tënd, kur lahesh në det. Mjaft më lavdëruat, çfarë lloj egomaniak Zoti mendoni se jam?

Jam mërzitur duke u lavdëruar, jam lodhur duke u falënderuar. Ndjeheni mirënjohës? Vërtetojeni duke u kujdesur për veten, shëndetin, marrëdhëniet, botën. Shprehni gëzimin tuaj!… Kjo është mënyra për të më lavdëruar. Mjaft i komplikuat gjërat dhe përsëritni si papagaj atë që të keni mësuar për mua.

E vetmja gjë e sigurt është se ju jeni këtu, se jeni gjallë, dhe se kjo botë është plot me çudira. Për çfarë keni nevojë për më shumë mrekulli? Pse kaq shumë shpjegime? Më kërkoni jashtë… nuk do të më gjeni. Më gjeni brenda… atje jam duke rrahur zemrat dhe shpirtrat brenda jush.”

Lexo edhe

Video

error: