Pse European School of Kosova është më e mira për shkollimin e fëmijëve tuaj?

Pse European School of Kosova është më e mira për shkollimin e fëmijëve tuaj?

Në çdo shoqëri prindërit kërkojnë të gjejnë shkolla të mira për fëmijët e tyre dhe jo t’i përmirësojnë të gjitha shkollat. Ata dëshirojnë të besojnë në të ardhmen e fëmijëve dhe në rritjen e tyre të suksesshme.

Prindërit dëshirojnë shkollën më të mirë për fëmijët e tyre, në të cilën ata mund të rriten dhe edukohen të shëndetshëm dhe në frymën e vlerave të mirëfillta. Prindërit dëshirojnë që shkolla në të cilën edukohen fëmijët e tyre të jetë shkollë miqësore, kreative, atraktive, cilësore dhe shkollë ku siguria është maksimale. Një shkollë ku fëmijët janë në qendër të vëmendjes dhe gjithçka që ndodh të jetë në funksion të arritjeve të tyre.

European School of Kosova paraqet një model të ri shkollimi të konceptuar si një mjedis frymëzues që është edukues dhe sfidues, në mënyrë që nxënësit të jenë më të mirët e mundshëm.

Vizioni i European School of Kosova është që të sigurojë një mjedis frymëzues edukativ dhe arsimor, ku nxënësit zhvillojnë pasionin e tyre për jetën dhe për të mësuarit. Këtu kemi të bëjmë me një shkollë dinamike, në të cilën nxënësit ndjehen të lumtur dhe të motivuar për të mësuar.

Çka e veçon European School of Kosova?

European School of Kosova është shkollë me standarde evropiane dhe në fokus të zhvillimit ka 8 kompetencat e Bashkimit Evropian për të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Kurrikula, planet dhe programet mësimore të cilat aplikohen, sigurojnë zhvillimin e njohurive, shkathtësive, shprehive, qëndrimeve, vlerave dhe sjelljeve të nxënësve, duke mundësuar dhe përgatitur nxënës kompetentë për të ardhmen.

Komponentët të cilët e veçojnë shkollën dhe që  garantojnë cilësi janë:


1. Mësimdhënia e bazuar në rezultate të të nxënit dhe në zhvillim të kompetencave

2. Vlerësimi i bazuar në kritere dhe

3. Vlerësimi i performancës së shkollës me karakter zhvillimi

Rezultatet e të nxënit të planifikuara nga shkolla janë të vëzhgueshme, të arritshme e të matshme dhe të gjitha janë në funksion të zhvillimit të kompetencave.

Po ashtu, proceset e vlerësimit me bazë në shkollë praktikohen për dy qëllime: për të vlerësuar rezultatet dhe arritjen e tyre si dhe për të përkrahur zhvillimin e nxënësve dhe të proceseve të tjera në shkollë. Pra, vlerësimi nuk do të përdoret vetëm për t’i notuar nxënësit, por edhe për të mbledhur informata dhe për të parë se ku është shkolla në raport me pritjet, çfarë duhet ndryshuar apo riplanifikuar dhe për të organizuar aktivitete të tjera në funksion të përmbushjes së pritjeve të shkollës dhe rezultateve të të nxënit.  

Përveç mësimit të detyruar, European School of Kosova ka të zhvilluar gjithashtu komponentin e aktiviteteve jashtëkurrikulare përmes të cilave nxënësit plotësojnë nevojat e tyre individuale, duke zhvilluar potencialet e secilit nxënës në mënyrë kreative.  

Mjedisi i të nxënit është ndryshe nga klasat e zakonshme dhe kjo bën që nxënësit të ndjehen si në shtëpitë e tyre, në një mjedis të ngrohtë familjar. Organizmi i klasave me kënde të relaksit dhe mënyra e organizimit të hapësirave të tjera në shkollë nxit motivimin dhe frymëzimin e nxënësve për të mësuar.

Koncepti që ka European School of Kosova, fryma e vlerave dhe mënyra e zhvillimit të tyre, praktikat e bashkëpunimit dhe të mësimit, aktivitetet kurrikulare dhe jashtëkurrikulare, strategjia dhe kultura e shkollës janë evropiane shumë më shumë se sa vetë emri që ka shkolla.

Video

error: