Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Pse do të duhej të votohet Lëvizja VETËVENDOSJE!

Pse do të duhej të votohet Lëvizja VETËVENDOSJE!

Përmes këtij shkrimi do të  marrë anë, duke arsyetuar pse Lëvizjen VETËVENDOSJE, votuesit do të duhet të votojn, për  një shumë   arsye.

Do të duhej të votohet LVV-ja,sepse për 50 ditë,qeverisje të Kosovës solli një ndryshim të modelit të ri, që ishte  i ndjeshëm për  të mirën e Kosovës.Sepse deri më tani ka dështuar shtetit ligjor, nuka ka pavarësi të  gjyqësorit,Shefi i AKI-ë e Policisë së Kosovës  ndërrohen aqë shpesh.  Ka ndodhur vjedhja e provave inkriminuese në  Policin e Kosovës, sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk po shënon as një përmisim,jan avulluar nga thesari 2.1 milionë  vetëm vitin e kaluar. Pra, drejtësia kosovare gjatë mandatit qeverisës PDK-LDK-AAK-ës është dëshmuar e ndikuar politikisht, dhe është tepër selektive.

Vazhdimisht pa u ndalur në shifra, kishte nga skandali në skandale, e nuk ka patur rritje ekonomike të Kosovës, jan premtuar  rritje e numrit të punësurave nga 100 mijë e deri në 200 mijë veta gjatë një mandati.

Të gjitha raportet  flasin e tregojn për fryrje, pasi kishte ngecje si në rritje e ekonomike dhe në punësime.  

Rregullisht është folur për  ulje të korrupcionit e nepotizmit, që ka  gërrye legjitimitetin e shtetit, përkundër që jan disa Komisione e borde, por pasqyrat dhe raporte nacianale  flasin si të BE-ës dhe instanca të OKB-ës jan në rritje korrupcioni  e  nepotizmi.Respektimi i ligjëshmërisë dhe pavarësisë së institucioneve ka lën ende Kosovën pa liberalizim të vizave.

Qytetarët e Kosovës mjaftë jan mashtruar  lidhur me caktimin e disa herë të datave për liberalizim të vizave.Pandemia është menaxhuar në mënyrëm më të dobët të mundëshme ne shtete fqinje.  Ngarkesa e buxhetit  me  administrat  e që asnjëherë nuk është reformuar përkundër rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.Që nga shpallja e Pavarësisë, Kosova nuk ka shenuar në marrjen në kontroll  plotësisht të  veriut të Kosovës. Qeverisja PDK-LDK-AAK-ës, vazhdon të dëshmoj  se shteti është i kapur, na udhëheqin njerëz që janë mbi ligjin, për këto vite ka patur  afera e klanit ,,Pronto” , për shumë vite është ndrydhur vullneti i qytetarëve.  Nuk është përmisuar shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Lëvizja VETËVENDOSJE,me potencialin e saj strukturor,ka një kauz  të drejtë e real e që tani, po vrehet edhe nga gjitha shtresat e Kosovës që ju përmbahet zotimeve që jepë në fushatë. Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse vërtet është një lëvizje e ndërtuar nga fryma e madhe për barazi,drejtësi e zhvillim për  gjithë qytetarët si frymëzim për ta mbrojtur lirinë e fituar me aq shumë, sakrifica, të shumë brezave, flijime e fatkeqësi.


Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse  do të ndikonte që shteti t’u kthehet qytetarëve dhe të jetë në shërbim të mbrojtjes së lirisë së tyre.

Duke qen Lëvizja VETËVENDOSJE, si qasje e re në qeverisje sikur që është bërë zvoglimin e ministrive e një sërë ndryshimeve që u pritën mirë,subjektet  tjera do të ken kohë të mjaftueshme të reformohen. Do të duhej të votohet LVV-ja, se vëtëm kështu do të rriteshin edhe gjasat që subjektet që ishin në pushtet për një kohë të gjatë do  të reformohet dhe kështu është më mirë për demokracin në Kosovë.

Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse për Medvegjë,Bujanoc e Preshevë jan dhën 500 mijë euro ndihmë nga ish-Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.Për dy dekada Shqipëria dhe Kosova bashkë nuk i kan ndarë këto mjete.Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019  Lëvizja Vetëvendosje  doli subjekti i parë, Kryeministër  u zgjodh Albin Kurti, por kjo nuk zgjati më shumë se 50 ditë, dhe ndodh votimi i mos besimit në Parlament e si pasoj ishte që në këtë votim  votoi edhe Deputeti Etem Arifi, që nuk kishte të drejtë dhe Gjykata Koshtetuese nxori një vendim e tani do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme të caktuar për më datën 14 shkurt .      

Do të duhej të votohet LVV-ja,sepse nuk ishte asnjëherë  në qeverisje të Kosovës për një mandat, nuk është treguar e korruptuar, nuk ka votuar Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe,nuk ka votuar Gjykatën Speciale të  Kosovë, nuk  ka votuar demarkacioni me Malin e Zi që Gjykata Kushtetuese ka vendosur që jan 23 pika në kundërshtim të saj, ishte kundërshtuar  decentralizimi i Komunave  me shumicë Serbe, etj.    

Do të duhej të votohet LVV-ja,sepses  jan duke u stërzgjatë bisedimet Prishtinë-Beograd, nuk ka patur asnjë progres.Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse vetëm kështu  do të ndihmohen shqiptarët e Mali të Zi, është ndihmes edhe për Maqedonin e Veriut.Do të duhej të votohet LVV-ja, sespse është ndihmes për ndërtimin e raporteve të shëndosha në mesë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Lëvizja VETËVENDOSJE,  dhe Albin Kurti, jan nevoj, është domodoshmëri e kohës të votohen dhe mbështetën  vetëm kështu ndërtohet  shteti  ligjor i së drejtës, dhe të mos  vazhdoj dështimi në shumë segmente  të jetës.

Zgjedhësit  do të duhej të votojn Lëvizjen VETËVENDOSJE,  pasi është shpresa e vetme jo vetëm për Kosovë por në gjithë hapsira tona shqiptare.

*Autori është i diplomuar në  Master Shkencor në Universitetin e Prishtinës, profesor i Ekonomis, ish-Këshilltar Komunal të Gjilanit, ka disa punime  në publicistik.    

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: