Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

PSD vendos portretin e Kurtit në kontejner, e quan riciklim të politikanëve të vjetër

PSD vendos portretin e Kurtit në kontejner, e quan riciklim të politikanëve të vjetër

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik e ka quajtur riciklim të politikanëve të vjetër, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Aktivistë të PSD-së gjatë së martës kanë vendosur portretin e Kurtit në kontejner pranë rrugës “Xhorxh Bush”, duke thënë se i njëjti nuk përbënë politikë të re të ndryshimit, por riciklim të mendësisë së vjetër.

Përmes pankartave, ku shkruhet “shporta e riciklimit” nën portretin e Kurtit,  Drilon Pireva nga PSD tha se duan të tregojnë se ndryshimi është politikë e re, e jo mjeshtri e riciklimit.


Përmes këtij aktiviteti duam të tregojmë se ndryshimi është politikë e re, nuk është mjeshtri e riciklimit. Riciklimi i mbeturinave është ekonomizim dhe ruajnë ambientin. Por riciklimi i politikës dhe politikanëve është ruajtje e gjendjes së vjetër e cila sot na shpërfaqet si ndryshim. Po e shohim se shumë persona që kanë aderuar në parti politike dhe sidomos këta që po thirren në ndryshim, plotë prej tyre kanë qenë me akuza të ndryshme dhe iu mjaftonte një fotografi me liderin dhe të gjitha ishin të falura. Leninist dhe erdoganist dhe shumë kategori të tjera ishin në listë ne tyre për shkak se është bërë një çorbë politike dhe ideologjike. Kapakun këtu ia mbanë lideri suprem i cili siç po shihet është ekspert i riciklimit”, tha ai.

I pyetur për kritikat e vazhdueshme që PSD i ka karshi LVV-së, Pireva tha se pushtetin në ardhje të Kurtit e konsiderojnë si rrezik.

“Pushtetin në ardhje të cilin e konsiderojmë si rrezik është politika jonë. Për të ardhmen do të vazhdojmë të kundërshtojmë gjitha politikat që sipas bindjeve tona nuk janë të mira për vendin”, u shpreh ai.

Policë të shumtë kanë qëndruar në mbikëqyrje të aktivitetit të PSD-së, mirëpo për dallim nga aksioni i fundit nuk pati të arrestuar.

Lexo edhe

Video

error: