PSD: Policia përdori dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve

PSD: Policia përdori dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve

Partia Socialdemokrate ka kërkuar lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë aksionit që u mbajt këtë të martë jashtë objektit ku po mbahej konferenca e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendefilova.

Nga PSD derisa kanë publikuar fotografi të të arrestuarve ka thënë edhe se dhuna që u përdor ndaj aktivistëve ishte e madhe.

“Sot, përgjatë raportimit të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, aktivistë të PSD-së, Lisjan Perolli dhe Bardh Ahmeti, zhvilluan aksion simbolik për të penguar rilegjitimimin e Gjykatës Speciale në misionin e saj për të tjetërsuar luftën çlirimtare të UÇK-së. Përgjatë aksionit simbolik jashtë konferencës për media, Policia e Kosovës përdori dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve duke i lënduar dhe i arrestuar ata”, thuhet në reagimin e PSD-së.


Në komunikatë ritheksohet se Gjykata Speciale është e padrejtë, e për cka nuk mund të sjellë drejtësi.

Megjithëkëtë, PSD po kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar.

“Gjykata Speciale është e padrejtë, prandaj ajo nuk mund të sjellë drejtësi. Si e tillë, nuk mund të lejojmë asesi që të rilegjimitohet në qetësi teksa tjetërson historinë tonë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi të cilët u arrestuan gjatë aktivitetit sot”, thuhet në komunikatë.

https://kosovapress.com/aktiviste-te-psd-se-nderprene-perkohesisht-konferencen-e-trendafiloves/

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.