PSD kërkon rritje të pagës minimale, paralajmëron aksione ndaj rritjes së çmimeve

PSD kërkon rritje të pagës minimale, paralajmëron aksione ndaj rritjes së çmimeve

Së fundmi në Kosovë janë rritur çmimet e produkteve ushqimore. Derisa kritikohet një gjë e tillë, Partia Socialdemokrate (PSD) po kërkon që të rritet paga minimale në vend. I pari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj po thotë se paga minimale do të duhej të rritej në 350 euro.

Në një konferencë për medie, Molliqaj ka treguar edhe për hapat që do të duhej Qeveria e Kosovës t’i ndërmerrte menjëherë.

Molliqaj theksoi edhe se mielli, kripa, sheqeri, buka dhe qumështi janë produktet që do të duhej të liroheshin menjëherë nga TVSh-ja.

“Sa i përket pagës minimale, pas funksionalizimit të këshillit ekonomiko social që do të duhej të ndodhte tash se ka 8 muaj kjo Qeveri, 350 euro në bazë të pro llogaritjeve që i kemi bërë do të duhej të ishte paga minimale që nuk ka ndërrua asnjëherë që nga viti 2011.(09:44)Ato produkte bazë që do të duhej të lirohen nga TVSH është mielli, kripa, sheqeri, buka dhe qumështi, pra ky është efekti që do të duhej të bëjë Qeveria e Kosovës. Veprimi tjetër që ne besojmë që është i domosdoshëm pas lirimit nga TVSh të këtyre produkteve bazë diferenca e rritjes së çmimit nga muaji paraprak në këtë muaj duhet të subvencionohet nga Qeveria e Kosovë për këto produkte prapë”, ka shtuar ai.

Kurse ekonomisti nga PSD, Imer Raçi tha se shtresat më të prekura nga rritja ekonomike, janë pensionistët, punëtorët shëndetësorë, punëtorët e sektorit privatë dhe shërbyesit civil.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës që kemi bërë krahasimin në shtator 2020 dhe shtator 2021, ASK ka paraqit një inflacion 4.9%, ndërsa ne pasi kemi nxjerre çmimet e produkteve që paraqesin shtator-tetor 2021 kemi parë që rritja e çmimeve të produkteve bazë nuk është 4.9% por është 28%. Por kjo shifër 4.9% nuk është manipuluese por nuk e paraqet rritjen e saktë që është 28% që është rritja e çmimeve të produkteve bazike.(02:17)Shtresat më të goditura janë pensionerët, gjithashtu janë edhe ata që marrin të ardhura fikse, stafi shëndetësorë, punëtorët e sektorit privatë, gjithashtu janë edhe shërbyesit civilë”, nënvizoi Raçi.


Megjithëkëtë, PSD ka paralajmëruar se në javët ardhshme do të kenë aktivite të ndryshme, përfshirë edhe aksione simbolike për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.

Shtrenjtimi i artikujve ushqimorë ka alarmuar qytetarët e Kosovës, të cilët po ankohen se e kanë të vështirë që të mbijetojnë kjo edhe përshkak të pagave të ulëta.

Ngritja e çmimeve po vërehet kudo dhe qytetarët kërkojnë nga institucionet që të ndërmarrin masa. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se paralajmërime të tilla për rritje të çmimeve janë ogurzeza dhe kanë efekte negative për qytetarët.

Sipas ASK-së në shumë qytete të Kosovës, një bukë kushton 50 centë.

Rritje të çmimeve kanë pësuar edhe produktet të tjera ushqimore bazë si perimet dhe produktet e qumështit.

Paga minimale aktualisht në Kosovë është 135 euro për punonjësit nën 35 vjeç, dhe 170 euro për ata mbi 35-vjeç.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] PSD kërkon rritje të pagës minimale, paralajmëron aksione ndaj rritjes së çmimeve Qytetarët ankohen për shtrenjtimin e produkteve ushqimore ​Autoriteti i Konkurrencës: Nuk kemi mandat që të rregullojmë çmimet e ndonjë produkti ​Iniciohet debat parlamentar në Kuvend për ngritjen e çmimeve të produkteve elementare Për hetimin e rritjes së çmimeve, Murati: Kompetente janë Inspektorati i Tregut dhe Autoriteti i Konkurrencës ​Autoriteti i Konkurrencës: Nuk kemi mandat që të rregullojmë çmimet e ndonjë produkti Rritja e çmimeve, Kurti sërish paralajmëron një pako të masave për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve ​Kurti për rritjen e çmimeve: Ata që po na fajësojnë, kurrë nuk e kanë pasur brengë çmimin e bukës Alarmante: Shtrenjtohet buka deri në 50 centë, e papërballueshme për qytetarët! Ngritja e çmimeve, qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e Qeverisë […]

Komentet janë të mbyllura.