PSD ia ndalë rrymën ZRrE-së, Fejzullahu: S’po fshehim asgjë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është përplasur me një zyrtarë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), pasi aktivistët e kësaj partie kanë ndalur rrymën në siguresa të kësaj zyre.

Pas kërkesës, së Molliqajt për publikimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës, kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu ka thënë se brenda 30 ditës publikohet vendimi.

“Nuk jemi duke fshehur asgjë”, tha ai.


Po ashtu Molliqaj kërkoj përgjigje nga kreu i ZRrE-së se a ka ngritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri 800 kilovatë?

Për këtë Molliqaj nuk mori përgjigje, por shtoi se ZRrE dhe Fejzullahu janë duke i mashtruar qytetarët.

Aktivistët e PSD po vazhdojnë protestën, duke trokitur dritaret e zyrave të ZRrE.

Lexo edhe

Video

Komentet janë të mbyllura.