Protestuesit paralajmërojnë Kurtin: Ose neve ose KEDS-in, ne nuk e japim asnjë cent më shumë

Protestuesit paralajmërojnë Kurtin: Ose neve ose KEDS-in, ne nuk e japim asnjë cent më shumë

“Ngrohja nuk është komoditet”, “Asnjë cent më shumë”, “Lësho rrymën, lësho rrjetin, largoje KEDS-in”, “Qeveri e popullit apo e privatnikut”, janë shkrimet në pankartat me të cilat një grup i qytetarëve kanë protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë, para objektit të Qeverisë.

Anita Mjeku organizatore e protestës tha se propozimi i fundit i ZRrE-së është i padrejtë.


“Ne jemi shantazhuar me rritje të energjisë nga institucionet që i kemi zgjedhur të na përfaqësojnë. Propozimi i fundit i ZRrE që vendosi për vendosjen e blloktarifës, do të na varfërojë. Ky propozim i padrejtë është tjetër tentativë për të na faturuar bizneset”, tha ajo.

Mjeku i drejtohet kryeministrit Kurti se rryma nuk ka qenë asnjëherë e lirë.

“Ose neve ose KEDS-in dhe ne i themi kryeministrit që rryma nuk ka qenë e lirë, ua themi që nuk e japim asnjë cent më shumë”, shtoi ajo.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.