Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Protestuesit ishin të përgatitur për luftë në Capitol

Protestuesit ishin të përgatitur për luftë në Capitol

​Zyrtarët e sigurisë në Kongresin Amerikan kritikuan dështimet në inteligjencën e SHBA-së për trazirat e 6 janarit. Duke dëshmuar në komisionin e Senatit, ata thanë se protestuesit kishin ardhur të përgatitur për luftë, me armë, radio dhe pajisje të tjera. Ish shefi I policisë në Capitol Hill, Steven Sund, bëri me dije se njësia e tij ishte përgatitur për protestë dhe jo “për një sulm të koordinuar të stilit ushtarak”.

Katër persona nga radhët e protestuesve pro-Trump u vranë gjatë trazirave në Kongresin amerikan. Në ngjarjet e 6 janarit humbi jetën edhe një polic, raporton A2.


Tre nga 4 zyrtarët e policisë që dëshmuan në Komisionin për Sigurinë e Brendshme kishin dhënë dorëheqjen menjëherë pas mësymjes në Capitol Hill.

Demokratët akuzuan ish-presidentin, Donald Trump, për nxitjen e dhunës, por ai u fal pas gjyqit në Senat.

Lexo edhe

Video

error: