Protestuesit hedhin supë në pikturën e Mona Lizës në Paris
Lexohet për: 1 min.
protestae
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Protestuesit kanë hedhur supë në pikturën e Mona Lizës në Luvrin në Paris.

Pamjet tregojnë dy gra që kalojnë shiritin midis pikturës dhe vizitorëve, ku njëra prej tyre hedh supë drejt pikturës së famshme.

Një xham mbron Mona Lizën, që do të thotë se supa nuk ka arritur ta dëmtojë vetë pikturën.

Mona Liza është pikturë e cila daton që nga shekulli 16, e krijuar nga piktori i famshëm Leonardo da Vinci.

Ajo është një nga veprat më të famshme të artit në botë dhe gjendet në Muzeun e Luvrit në Paris. /Sky News

https://twitter.com/i/status/1751610738664247563
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024