Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Protestojnë zyrtarët e Shërbimit Korrektues, kërkojnë paga shtesë

Protestojnë zyrtarët e Shërbimit Korrektues, kërkojnë paga shtesë

Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shërbimit Korrektues të Kosovës po protestojnë sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke kërkuar shtesat për të cilat thonë se i meritojnë.

Të njëjtit thonë se Shërbimi Korrektues është në vijën e parë të luftës me pandeminë dhe i plotëson të gjitha kriteret ligjore për trajtim ligjor për shtesat sipas Ligjit anti-COVID.


Ata thonë se kërkesën për shtesa iu kanë dërguar që kur hyri në fuqi Ligji anti-COVID dhe se kanë marrë premtime se do të trajtohen njëjtë sikurse Policia e Kosovës.

Mirëpo, sipas tij, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë një vendim për të ekzekutuar shtesat dhe kështu janë detyruar të dalin në protestë.

Ndërkohë, një grup i protestuesve janë ftuar në takim nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe aktualisht takimi po mbahet në hapësirat e Qeverisë së Kosovës.

Lexo edhe

Video

error: