Protestojnë të afërmit e të burgosueve ukrainas nga Rusia

Protestojnë të afërmit e të burgosueve ukrainas nga Rusia

Të afërmit dhe miqtë e ushtarëve ukrainas, të cilët kanë qenë në robërinë ruse për gati shtatë muaj ose janë zhdukur, organizuan sot një demonstratë në qytetin Lviv.

Një autokolonë makinash që valëvitnin nga dritaret flamujt e mbrojtësve të Ukrainës dhe Azovstal, kaluan nëpër rrugë, duke u rënë borive.

Tubimi u organizua nga “Familjet e Mbrojtësve të Azovstal” dhe “Bashkimi i Familjeve të Ushtarëve të Brigadës së 24-të të Forcave të Armatosura të Ukrainës”.

Tamara Makaryk, gruaja e një ushtari të zhdukur më 7 prill, tha se ata po përjetojnë të njëjtin pikëllim.

“Por, për fat të keq, deri më tani rezultatet janë zero. Personalisht nuk kam ende asnjë informacion për vendndodhjen apo shëndetin e bashkëshortit tim”, tha ajo.


Makaryk deklaroi se ata duan të tërheqin vëmendjen e liderëve botërorë, të cilët “me siguri mund të kenë disa leva për të liruar robërit”.

“Brigada e 24-të ka zyrtarisht 1,100 ushtarë të zhdukur dhe rreth 1,000 të burgosur, shtoi ajo.

Iryna Novosyadlo, nëna e një mbrojtësi të Mariupolit, tha se ata zhvilluan demonstratën për të mbështetur të burgosurit dhe ushtarakët e zhdukur, si dhe “për të tërhequr vëmendjen te të gjithë mbrojtësit deri në fund”.

“Ata të gjithë qëndrojnë nën një flamur, të gjithë mbrojnë Ukrainën. Të gjithë duhet të bashkojmë forcat për lirimin e të burgosurve ukrainas të luftës”, shtoi Novosyadlo.

Më shumë se 1,300 ukrainas janë liruar nga robëria ruse që nga 24 shkurti, kur filloi lufta./AA/

Lexo edhe

Video