Protestojnë banorët e rrugës “Muharrem Fejza”, paralajmërohet padi ndaj Komunës

Zvarritja e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ka bërë që kësaj here banorët të protestojnë para Komunës së Prishtinës për të shprehur pakënaqësinë e tyre me të cilat po përballen si pasojë e mospërfundimit të punimeve aty.

Banorët paralajmëruan edhe padi ndaj komunës, derisa në shkallët e komunës hedhen edhe dhe.  


Organizatori i protestës, Dren Shahini ka kritikuar komunën për mosmenaxhim dhe koordinim të punimeve, ndërsa theksoi se ata rrezikohen çdo ditë gjera duhet të ecin mbi kabllot që janë vendosur në rrugë dhe mbi gropat që janë hapur nga punëkryesit.

“Moskordinim nuk ka as mbikëqyrje. Ne shprehim revoltë dhe indinjatë sepse i kemi parë projektet e juaja si në ‘Pejton’ dhe në rrugën e ‘Llapit’ sa kanë zgjatur. Edhe e dimë dhe jemi të bindur dhe pas dy muajve prapë do të duhet të pritet rruga. A e dini si i keni lënë kabllot nëntokësore, dhe që janë rreziku për ne . nëse duhet të ndërrohet një kabllo atëherë do të duhet të hapet krejtësisht rrugës, e krejt këto do të duhet të ishin pjesë e planit menaxhues tuaj dhe jo ne të vijmë dhe tua rikujtojmë. Ju keni pritu të vini të bëni ecje me ne dhe të shini çka krijohet aty, zhurma akustike që krijohet prej punimeve. A e dini që krejt punimet që po zhvillohen janë pa një siguri minimale, duhet me ec për mbi kabllo e gropa që i hapin punëkryesit për me dalë në anën tjetër të rrugës sepse diku duhet me ec, me shku në banesë, duhet edhe ne me jetu dhe aty jetohet përditshëm, dhe jo veç kur të përfundon rruga. Jemi lagjja me kontribut dhënës në buxhetin vetanake”, tha Shahini.

Pas përfundimit të fjalimit të Shahinit, para protestuesve doli drejtori i Infrastrukturës për Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti i cili i priti më pas në takim.

Lexo edhe

Video