Protestë, “Qeveria mbështet vazhdimin e shkeljeve të të drejtave me heqjen e Ligjit për punë”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
protesta-160924
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Edhe pse është hera e dytë që nga 15 shkurti i këtij viti, që Forumi Ekonomik i Grave, i ka dërguar  Qeverisë se Kosovës “thirrje urgjente për veprim” pas vendimit nga Qeveria për të hequr Ligjin për Punën nga Kalendari Legjislativ, Qeveria nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim.

Për këtë arsyeje, Forumi Ekonomik i Grave ka protestuar sot para Qeverisë së Kosovës që të rikthehet ky ligj në Kuvendin e kosovës, përndryshe nëse nuk ka ndonjë veprim brenda 7 ditëve, forumi ka paralajmëruar se do të reagojë edhe me metoda të tjera.

Drejtoresha e Iniciativës Kosovare për Stabilitet, Brikena Hoxha, drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, ka thënë se shtyrja e miratimit të amandamentit të këtij ligji, ‘nënkupton se Qeveria po mbështet drejtpërdrejt vazhdimin e shkeljeve të të drejtave të grave dhe burrave’.

Ndërsa, koordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave, Saxhide Mustafa, ka shtuar se nëse nuk do të ketë një reagim nga ana e Qeverisë, atëherë do të takohen me odat ekonomike, shoqatat e biznesit e sindikata për ta quar më tutje këtë ligj.

Ky ligj është në proces ndryshimi që nga viti 2018.

Edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë ditë më parë lidhur me largimin e Ligjin të Punës nga Programi Legjislativ, veçanërisht duke pasur parasysh ndikimin e këtij ligji në jetën e qytetarëve dhe në tregun e punës. /A.Shala/

https://kosovapress.com/dhtik-shpreh-pakenaqesine-ndaj-qeverise-se-kosoves-per-heqjen-e-ligjit-te-punes-nga-programi-legjislativ

https://kosovapress.com/forumi-ekonomik-i-grave-i-reagon-qeverise-kjo-eshte-arsyeja

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024