Protestë për kthimin e Njazi Thaçit në krye të KEK-ut, organizatorët shoqërohen në polici

Protestë për kthimin e Njazi Thaçit në krye të KEK-ut, organizatorët shoqërohen në polici

Mbi 100 punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK)-ut sot protestuan tek Termocentrali “Kosova B” për të kërkuar kthimin në punë të ish-kryeshefit, Njazi Thaçit dhe ish-zv.drejtorit Nysret Kelmendi.

Pas tensionimit të situatës me sigurimin e kësaj korporate, protestuesit hapën derën me forcë për t’u futur në oborrin e Termocentralit “Kosova B” dhe për të protestuar ashtu siç kishin paralajmëruar dy ditë më herët.

Ndërsa, pas ndërhyrjes së policisë, Faket Selmani nga Këshilli iniciues i punëtorëve të KEK-ut dhe anëtari tjetër nga ky Këshill, Muhamet Selmani ish- asamblist i PDK-së, janë shoqëruar në polici që me gjasë nuk kanë pasur leje për të protestuar brenda ambienteve të KEK-ut.

Faket Selmani nga ky këshill, fillimisht kërkoi të lejohen për të protestuar në oborrin e KEK-ut, tha se është e drejt e tyre që të protestojnë për kthimin në punës të Njazi Thaçit, i cili është shkarkuar nga bordi i ri më 24 mars.

“Krejt masën kemi me thirr, s’e nuk është korporata e individëve ose e bordit, korporata është e klasës punëtore. Kemi të drejt me i shfaq pakënaqësitë tona, ne me dhunë nuk po dëshirojmë me hy, por në qoftë se nuk na lejohet, na marrim edhe hapa të tjerë. Nëse dikush infektohet me Covid, përgjegjësinë e merrni ju, sepse ju i keni tubua, jo unë. Ju s’po na leni me hy brenda, ne keni tubua. Ne leni të hymë brenda, në vendin ku e kemi caktua. Përgjegjësinë çfarë do që ndodhë aty e marrë unë”,  theksoi Selmani. 

Ai kërkoi nga bordi dhe kryeministri i ri Avdullah Hoti që të kthejë në punë kryeshefin Njazi Thaçi, si dhe të respektohet vendimi i Inspektoratit të Punës.


“Kërkojmë nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, premtimin që e ka dhënë për kompani profitabile, të kthen vendimet në pikën zero. Duke ditur që Korporata Energjetike është me performancë pozitive dhe rezultati rekord është falë bashkëpunimit të organizmit nga punëtorët e deri te stafi menaxhues i KEK-ut.  Kërkojmë nga bordi i përkohshëm i KEK-ut, që ta respektoj vendimin e Inspektoratit të Punës për kthimin në punë të Njazi Thaçit në afat prej tetë dite, ndryshe kompania jonë do të ndëshkohet me gjobë për shkak që nuk I respekton vendimet e shtetit të Kosovës”, tha ai. 

Selmani po ashtu duke marrë për bazë punën e vështirë të [punëtorëve në KEK, tha se Njazi Thaçi ka qenë “kryehero” i kësaj ndërmarrje me performancë pozitive në këtë ndërmarrje.

“Nëse ne jemi heronjtë sipas drejtorit ekzekutiv të KEK-ut, atëherë ai është krye hero i punës, Njazi Thaçi. Mos të harrojmë se aseti më i vlefshëm jemi ne punëtorët e KEK-ut. Në I sigurojmë pagat tona me punën tonë përditshme, me djersen tonë. Punojmë edhe aty ku ka gazra helmues, dridhje, pluhur dhe baltë. Vetëm vitin e kaluar këtu kanë vdekur 20 punëtorë nga sëmundje të rënda, e sot në kërcënojnë s’e nuk paskemi drejtë të protestojmë për kthimin në punë të kolegëve tanë, edhe pse i kemi 2 mijë e 500 nënshkrime origjinale dhe peticion”, deklaron Selmani.  

Ai në fund tha se nëse nuk respektohet vendimi i Inspektoratit për kthimin në punë deri më 8 qershor, nga dita martë punëtorët e KEK-ut do të nisin protestën para drejtorisë tek “Toskana”.

Pas ndërhyrjes së forcave policore, protestuesit u shpërndan të qetë.

Lexo edhe

error: