Protestë kundër mocionit të mosbesimit: “Mos na lini në duar të kriminelëve”

Protestë kundër mocionit të mosbesimit: “Mos na lini në duar të kriminelëve”

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e qytetarë të shumtë kanë protestuar sonte para Kuvendit të Kosovës. Për herë të dytë sot, ata janë mbledhur para këtij objekti për të kundërshtuar votimin e mocionit të mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pas prishjes së raporteve të koalicionit qeverisës.

Ata me pankarta në duar duke bërë thirrje “Mos na lini në duar të kriminelëve”,  “Kundër mocionit”, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj mocionit të mosbesimit për rrëzimin e qeverisë LVV-LDK.


Nga ora 11:00 po mbahet seanca me të vetmen pikë të rendit të ditës – votimit të mocionit të mosbesimit të iniciuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës, pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu nga kryeministri Albin Kurti.

 

Lexo edhe

error: