Protestë e grave në veri të Mitrovicës

Protestë e grave në veri të Mitrovicës

Gratë serbe nga komunat veriore të vendit dhe më gjerë, kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës kundër vendimeve të fundit të qeverisë së Kosovës.

Suspendimi i drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, regjistrimi i automjeteve me targa RKS, si dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, janë vetëm disa nga shqetësimet që u përmendën gjatë kësaj proteste.

Protestueset përveç flamujve të Serbisë, në duar mbanin pankarta të ndryshme ndërkohë që dominonte ajo me mbishkrimin “Nënat e Kosovës kundër getos së Kurtit”.


Gordana Saviq, ish-këshilltare e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, tha se janë mbledhur sot këtu për t’i thënë “mjaft më terrorit të Kurtit”. Ajo theksoi se nuk është e drejtë që mjekët të arrestohen vetëm se kanë dashur t’i ndihmojnë qytetarët me vaksina.

“Të dashur bashkëqytetar, motra, kolege, fqinje, nëna, vajza, fëmijë tanë sot është kudo në botë dhe në vendin tonë festohet Dita Ndërkombëtare e humanizmit dhe këtu jemi mbledhur, faleminderit Zotit, në numër të madh, të themi që jemi ngopur me terrorin e Kurti, dhe se nuk do tolerojmë terrorin e Kurtit. A është humane kur mjekët tanë kërcënohen se do te jene të burgosur, dhe pse, sepse donin te bënin vaksinime ne zonën tone për te shpëtuar sa me shume jete të pacientëve  të sëmurë nga Covidi. Deshën ti burgosin a është kjo humane, nuk  është popullim, nuk ka këtu asgjë nga humanizimi. Ndaluan ambulancat, arrestuan shoferin e ambulancës, na morën barnat, mjetet mjekësore, kanë pamundësuar furnizimin çdo ditor të institucioneve tona shëndetësore me medikamente dhe mjete mjekësore dhe kështu na pamundësuan qe të kushtojmë vëmendje dhe të luftojmë për çdo jete njerëzore, që secili njeri të shërohet ashtu siç duhet, dhe është e denje për njeriun, a është kjo humane ne shekullin 21,në botën civlizuese, nuk është motrat e mia nuk është njerëzore, leksione për njerëzimin, mund tu mbajmë. Ne që çdo dit punojmë, kryejmë me nder dhe humanizëm thirrjen tonë ku pavarësisht në përkatësinë kombëtare dhe fetare çdo dit ofrojmë kujdes adekuat shëndetësor.

 Ky është humanizëm motra të mia, ky është humanizm popullim im serb dhe këtë ata kurrë nuk do ta mësojnë këtë lekcion dhe kur nuk do ta mësojnë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, kryetari i Listës serbe Goran Rakiq, gjatë një konference të jashtëzakonshme të kësaj partie të mbajtur dje në veri të Mitrovicës, ka paralajmëruar për ditët në vijim protesta të serbëve në të gjitha institucionet, si në shkolla, spitale, miniera etj. /A. Damati/

Lexo edhe

Video