Protesta për trustin: Shumica e qytetarëve janë pro 30 përqindëshit

Një grup i vogël qytetarësh e përfaqësues të sindikatave kanë protestuar të shtunën me kërkesën për tërheqjen e 30 përqindëshit të Trustit. Ani pse në numër ishin pak, ata thanë se shumica e qytetarëve janë pro tërheqjes.

I pranishëm në këtë protestë ishte edhe deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, iniciues i inicues i ndryshimit të projektligjit për tërheqjen e Trustit.

Ai tha se qeveria duhet ta dëgjojë popullin. Sipas tij, kriza është e madhe dhe ai tha se më mirë është t’i tërheqin ato para sesa të humbasin.

“Populli duhet të pyetet, kërkesat e qytetarëve duhet të aprovohen nga të zgjedhurit e tyre, nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Projektligji për TRUST-in tani në Kuvend ka ardhur me 21.398 nënshkrime të qytetarëve dhe duhet të votohet nga 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës pa dallim, të gjithë janë përfaqësues të qytetarëve dhe duhet të votojnë kërkesën e qytetarëve, krizën është e madhe dhe humbjet të cilat kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe kohore në investimet e Trust-it janë të mëdha… Të gjithë bashkë  sa më shpejtë të votojmë sepse kriza me të vërtetë është shumë e madhe dhe humbje në Trust për nëntë muaj janë më shumë se 200 milionë euro dhe Trust-i ka tërhequr mbi 500 milionë euro nga investimet që ka pasur në tregjet ndërkombëtare dhe po i mban në llogari bankare derisa parat po zhvlerësohen aty është më mirë që ato ti përdorin qytetarët në kohë krize”, foli ai.

Ai i ka bërë ftesë Armend Mujës që të mbështes ndryshimin e projektligjit për tërheqjen e Trusitit.

“Projekt ligji te enjten e kaluar iu është shpërndarë deputetëve sipas rregullores punës të Kuvendit prej dy deri në katër javë punë, projektligjet duhet të votohen në seancën e Kuvendit. E ftoj zotëri Muja, kryetarin e komisionit për buxhet punë dhe transfere që projektligjin ta procedojë shpejtë në Komision të jap mendimin  përkrahës për këtë projektligj kriza është e madhe inflacioni është i madh dhe do të duhet të votohet nga të gjithë deputetët”, tha ai


Kryetari i sindikatës së KEK-ut Nexhat Llumnica, tha se përball krizës që ka kapluar vendin, tërheqja e 30 përqindëshit është zgjidhje.

Sipas tij, ka humbur beismi në mjetet e Trustit, pasi siç tha ai, investimet janë bërë në vendin e gabuar.

“Sot jemi këtu për një hall tonin në realitet Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron ngritje ekonomike, e pranon inflacionin, nuk ka ngritje të pagave. Ne detyrohemi punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës, kryetari i së cilës jam, kemi bërë një sondazh ku 99 për qind të tyre janë pro  tërheqjes së këtyre mjeteve, arsyeja është kriza e thellë e rëndë ekonomike në Kosovë. Me këtë tërheqje nuk do të t’iu ndihmojmë vetëm vetës sonë do t’i ndihmojmë mbarë vendit. Për arsye se është një tërheqje rreth 600 milionë euro… Shumica e qytetarëve të Kosovës janë pro tërheqjes së këtij Trusti. Dëgjojeni zërin tonë, mos e dëgjoni zërin e partive politike sepse nesër do të ktheheni tek ne dhe do të kërkoni prej nesh, nëse kërkoni prej nesh për interesa tona me na shërbyer neve atëherë na shërbeni tani me votën pro për tërheqjen e TRUST-it, me votën për ditët e vështira t’i marrim këto kursime tona dhe të lirohemi në këto momente të vështira”, tha ai.

Organizatori i protestës, Visar Dili kërkoi që Projektligji të kthehet sa më parë në Kuvend për të marrë mbëhstetjen e nevojshme të deputetëve në mënyrë që të kalojë.

“Kjo kërkesë është e juaja dhe Trusti është i juaji prandaj presim që edhe më shumë të na përkrahni jo vetëm sot. Deputetë të nderuar të Parlamentit të Kosovës deri dje ishin edhe ju qytetarë si ne edhe ju ishit në kauza të ndryshme sikur ne, andaj sot nga ky shesh i cili ka mbledh shpesh shumicën prej juve, ju ftojmë që ta votoni tërheqjen e TRUST-it , është zgjidhja më e mirë për qytetarët pasi që Qeveria Kurti është shumë selektive në subvencionet e saja, kemi qytetarë të pa punë të cilët nuk kanë marr asnjë qindarkë nga kjo qeveri, prandaj ju bëjë thirrje se sa më shpejtë të projektoni ligjin në Kuvend dhe të votoni pro TRUST-it”, tha ia.

Edhe qytetari Xhelal Jashari shprehet pro tërheqjes së 30 përqindëshit nga trusti.

“Sot jemi dal për të protestuar me një kërkesë të vetme për deputet e parlamentit të Kosovës për tërheqjen e një pjese të TRUST-it. Është koha është momenti sepse po kalojmë një krizë ekonomike me rritje të çmimeve shumë të larta.. Besoj që disa muaj do të zbutet kriza ekonomike dhe këtë dimër do ta kalojmë pak më lehtë sepse siç është duk ardhur situata ne jemi ata që i kemi nda ato mjete, këto mjete janë tonat janë të klasës punëtore në përgjithësi, janë të atyre që kanë kontribuar dhe nuk është një diçka që iu merret qeverisë po janë parat tona kështu që besoj qe deputet e Parlamentit të Kosovës të votojnë këtë ligj në mënyrë që qytetarët ta tërheqim një pjesë të TRUST-it.. Nuk e besoj që ndikon më të ardhmen sepse na në vazhdimësi ndajmë mjetë për TRUST. Ne shpresat i kemi por presim që deputet patjetër duhet ta votojnë këtë ligj”, tha ai.

Lexo edhe

Video