Në Mitrovicën e Veriut, pranë urës së Ibrit, kanë protestuar pjesëtarë të komunitetit serb të Kosovës, të cilët kundërshtuan hapjen e urës për qarkullim të veturave.
"Në urë ne mbrojtëm mbijetesën, tani mbrojmë zhdukjen”, “Nëse Kurti e hap urën, KFOR-i dhe QUINT-i do të jenë përgjegjës”, ishin disa nga parullat që protestuesit serb shprehën kundërshtimin e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër.
Ai tha se nuk njohin edhe vendimet siç i quajti të administratës aktuale të Mitrovicës së Veriut.
Ndërkaq, Ivan Millojeviq, drejtor i Postës së Serbisë në Kosovë, tha se mbyllja e nëntë njësive të pikave të tyre në veri vështirëson jetë e komunitetit serb në Kosovë.
Prezentë në protestë kanë qenë edhe politikanë të komunitetit serb në Kosovë, mirëpo të njëjtit nuk u deklaruan. Po ashtu, protesta është përcjellë nga afër edhe nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR. /KosovaPress/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...