Protesta kundër të masave antiCOVID në Salzburg të Austrisë

Protesta kundër të masave antiCOVID në Salzburg të Austrisë

Kundërshtarët e masave epidemiologjike të qeverisë austriake protestuan sot me një “shëtitje” të përbashkët në qendër të Salzburgut.

Sipas vlerësimeve të policisë, në tubim ishin rreth 3500 pjesëmarrës, që është dukshëm më shumë se në protestat e mëparshme.

Nëpërmjet rrjeteve sociale organizatorët pohojnë se kanë qenë mbi 10 mijë persona, gjë që policia e mohon.


Marshi i protestës kaloi i qetë, me pak raportime për mos mbajtje të maskës dhe shkaktim të dëmeve materiale.

Kundërshtarët e vaksinimit dhe masave të vendosura për shkak të pandemisë në Salzburg protestuan edhe të shtunën, por në atë kohë ishin vetëm 120 të tillë.

Gjithashtu të shtunën, protesta masive u mbajtën në Graz, St. Pölten dhe Klagenfurt.

Lexo edhe

Video

error: