Protesta kundër masave antiCOVID në Holandë

Protesta kundër masave antiCOVID në Holandë

Mijëra protestues u mblodhën sot në rrugët e Amsterdamit, duke kundërshtuar masat e vendosura nga qeveria holandeze kundër koronavirusit dhe fushatës së vaksinimit.

Sipas Reuters, një numër i madh furgonash policie patrulluan lagjet ku protestuesit marshuan me pankarta dhe çadra të verdha.

Protestat e rregullta kundër koronavirusit po mbahen në të gjithë vendin dhe fermerët që udhëtuan me makinë drejt kryeqytetit dhe parkuan traktorë përgjatë sheshit qendror të muzeut iu bashkuan sot tubimit të madh.

Protestuesit e mbledhur, siç thuhet, kanë luajtur muzikë, kanë brohoritur parulla kundër qeverisë dhe më pas kanë bllokuar qarkullimin.


Kryeministri Mark Rutte njoftoi të premten rihapjen e dyqaneve, parukerive dhe palestrave për shkak të presionit të madh publik.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar sërish një numër rekord të rasteve të reja në 24 orët e fundit, më shumë se 36.000 të infektuar rishtazi.

Që nga fillimi i epidemisë, në vend janë raportuar më shumë se 3.5 milionë infeksione me koronavirus dhe 21.000 vdekje.

Në mesin e dhjetorit, qeveria urdhëroi mbylljen e shumë sektorëve, mbylljen e dyqaneve të panevojshme, parukerive dhe salloneve të bukurisë dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve.

Baret, restorantet dhe hapësirat kulturore janë urdhëruar të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri më 25 janar për shkak të pasigurisë se si kjo valë e epidemisë së variantit omicron do të ndikojë në kapacitetin spitalor.

Lexo edhe

Video