Propozimi për blerjen e Chelseat miratohet nga bordi i Premier Ligës

Propozimi për blerjen e Chelseat miratohet nga bordi i Premier Ligës

Bordi i Premier Ligës ka miratuar marrjen e propozuar të Chelseat nga Konsorciumi Todd Boehly/Clearlake.

Bashkëpronari i Los Angeles Dodgers, Boehly, kishte rënë dakord tashmë për një blerje prej 4.25 miliardë funtesh të “bluve”, me pronësinë e Roman Abramovich që do të përfundonte pas 19 vjetësh.

Një deklaratë nga Premier Liga sonte thuhej: “Bordi i Premier Ligës ka miratuar sot propozimin për marrjen e Chelsea Football Club nga Konsorciumi Todd Boehly/Clearlake.


“Blerja mbetet subjekt i lëshimit të licencës së kërkuar të shitjes nga qeveria dhe përfundimit të kënaqshëm të fazave përfundimtare të transaksionit”.

Qeveria britanike do të miratojë shitjen pasi Abramovich dha garanci se nuk do të përfitonte nga marrëveshja, sugjerojnë raportet.

Abramovich nxori në shitje Chelsean disa ditë pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Qeveria britanike e sanksionoi oligarkun më 10 mars, por i dha Chelsea një licencë të veçantë – e cila skadon më 31 maj – për të vazhduar veprimtarinë.

Lexo edhe

Video