Propozimi francez, radikalizohen protestuesit në Shkup

Propozimi francez, radikalizohen protestuesit në Shkup

Qytetarë të shumtë janë mbledh para qeverisë së Maqedonisë Veriore duke protestuar kundër propozimit francez.

Ata tani më janë futur në oborrin e qeverisë, pavarësisht, mbrojtëseve metalike dhe tentimit të policisë për t’i ndalur.


Protestuesit tërë kohën këndojnë e bërtasin: Ultimatum? -Jo, faleminderit. Disa nga protestuesit mbajnë të veshura edhe maska, ku i shihen vetëm sytë.

Kordoni i njësitit special është pozicionuar para dyerve të qeverisë, ndërkohë që protestuesit sillen vërdallë, duke vandalizuar oborrin e qeverisë./AlsatM

Lexo edhe

Video