Pronari i ri i Chelseat ka një paralajmërim për Premier Ligën

Pronari i ri i Chelseat ka një paralajmërim për Premier Ligën

Pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly, është i bindur që skuadra e Newcastle do të garojë me skuadrat si Chelsea, Manchester City dhe Liverpool, kështu duke e formuar një “Top 7” në sezonin e ri të Premier Ligës.

Liderët e futbollit anglez tashmë kanë një grup të krijuar skuadrash që krijojnë “Top 6”, ku bëjnë pjesë Arsenali, Chelsea, Liverpooli, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham.


Por Boehly, pronari i ri i Chelseat, beson se është vetëm çështje kohe përpara se Newcastle të forcohet dhe ta vendosë vetën si ekipet elitare të vendit.

“Top 6 do të bëhet Top 7 me marrëveshjen e pronarëve arabë për blerjen e Newcastle. Do të ketë mundësi për të gjithë që të fitojnë”, tha Boehly.

Newcastle përfundoi në vendin e 11 sezonin e kaluar nën drejtimin e Eddie Howe, por tani duke e filluar sezonin e tyre të parë të plotë nën pronësinë saudite, Newcastle pritet të bëjnë përforcime të mëdha në skuadër për të garuar për ndeshje në garat evropiane.

Lexo edhe

Video