Promovoi i pari terapinë me plazma kundër COVID-19, vetëvritet mjeku italian

Promovoi i pari terapinë me plazma kundër COVID-19, vetëvritet mjeku italian

Italia ka humbur një ndër mjekët më të mirë. Ish-pneumologu i spitalit të Mantovës, Giuseppe De Donno, është vetëvrarë në banesën e tij.

54-vjeçari ishte i pari që promovoi kurën ndaj COVID-19 përmes transfuzionit të plazmës hiperimune, terapia kontroverse që përdor një pjesë të gjakut të pacientëve që kanë kaluar koronavirusin.


Trupi i pajetë i doktorit është gjetur nga disa familjarë. Nga të dhënat e para të shpërndara nga policia, duket se De Donno është vetëvarur.

Ai kishte dhënë dorëheqjen nga spitali i Mantovas në ditët e para të qershorit, për t’u zhvendosur si mjek bazë në Porto Mantovano.

Akoma nuk janë të qarta rrethanat e vetëvrasjes, po ashtu edhe motivet. 54-vjeçari jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët dhe vlerësuan punën e mjekut De Donno për shpëtimin e mijëra jetëve nga COVID-i./A2

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: