Promovohet turizmi Kosovë-Finlandë
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Promovohet turizmi Kosovë-Finlandë
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Rritja e bashkëpunimit në fushën e turizmit është me rëndësi të madhe për Kosovën dhe Finlandën. Ambasadori i Finlandës në Prishtinë, Matti Nissinen në pritjen e organizuar sonte për promovimin e turizmit ka shprehur nevojën që sa më shumë kosovarë ta vizitojnë Finlandën si një destinacion tërheqës turistik.

Ai ka shprehur besimin se edhe Kosova ka shumë për të ofruar për turistët finlandezë.

"Iniciativa është të rrisim udhëtimin në mes të Finlandës dhe Kosovës, duam të sjellim me shumë njerëz nga Finlanda këtu, sepse besojmë që Kosova ka shumë për të ofruar për turistët finlandezë, por duhet ta rrisim ndërgjegjësimin, duhet t’i rrisim njohuritë për mundësitë këtu dhe gjithashtu ne duam t’i sjellim njerëzit nga Kosova që ta vizitojnë Finlandën", tha ai.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se Kosova dhe Finlanda synojnë bashkëpunimin për zhvillimin e turizmit, por edhe të sektorëve të tjerë. Ajo potencoi se kanë zhvilluar instrumente të rëndësishme në përkrahje të zhvillimit të ekonomisë dhe turizmit.

"Qëllimi jonë i përbashkët i MINT dhe Ambasadës së Finlandës është për të zhvilluar më shumë sektorin e turizmit, por edhe sektorë tjerë të inovacionit dhe sa më shumë rrjetëzime edhe në mes bizneseve. Rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Finlandës...Kemi zhvilluar instrumente të rëndësishme të cilat do të përkrahin shpalosjen e potencialit kulturor dhe natyror të turizmit, këtu presim edhe bashkëpunimin e afërt me akterë të ndryshëm ndërkombëtarë për promovimin e turizmit. Në këtë rast si ministri përkrahim që të sjellim akterë të turizmit nga Finlanda, por edhe vende tjera për të vlerësuar dhe njohur më afër Kosovën, por jo vetëm nga percepsioni nga jashtë që mund të ketë edhe keqkuptim ose jo perceptim real për shtetin tonë. Kështu sa më shumë finlandezë në Kosovë, më shumë turistë në Kosovë nga Finlanda, por edhe bota", tha ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024