Promovohet monografia “Një shekull rrugëtim lirie”, sjellë historinë e dy luftëtarëve Istogu

Letërsisë shqiptarë i është shtuar edhe një monografi  me titull “Një shekull rrugëtim lirie”, e autorit Veli Kajtazi. Libri i kushtohet dy vëllezërve Istogu të rënë gjatë masakrës së Drenicës.

Përurimi i monografisë është bërë në një ceremoni në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, ku u tha se ky libër ka 250 faqe dhe është e ndarë në disa kapituj dhe shtjellon historinë dhe sakrificën e Vehbi dhe Kadri Istogut.

Autori i kësaj monografie, Veli Kajtazi, tregoi se qëllimi i këtij libri nuk është që të shkaktojë mëdyshje por tregimi i një ngjarje të vërtetë.

“Qëllimi i kësaj monografie modeste nuk është të shkaktojë mëdyshje apo të tjetërsojmë ngjarje, thjesht është një e vërtetë për ndershmërinë e kësaj familje e në veçanti një hedhje drite mbi të vërtetën për familjen Istogu, një përgjegjësi për Nebihun dhe Kadriun që pa mëdyshje institucionalisht duhet të vlerësohen si personalitete politike të kohës në të cilën punuan dhe vepruan në të mirën e kombit. Vetëm pas vitit 1999 na u mundësua të shkundim pluhurin e harresës për shumë ngjarje dhe protagonistë të lirisë së Kosovës, ishte kjo kohë e një rrugëtimi të atdhe dashurisë për të krijuar një shtet që aq shumë e dëshiruam. Në këtë libër modest jam munduar sado pak të prek ndërgjegjen lexuesve dhe studiuesve të rrjedhave të historisë së Kosovës që sa do pak të zbardhin një shembull të një familje drenicare të rrëfejnë një rrugëtim brezash të kësaj familje që kanë lënë gjurmë të thella të historisë njëshekullore të historisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Kurse, redaktori i librit “Një shekull rrugëtim lirie”, Bedri Tahiri tregoi se përveç hyrjes dhe përfundimit, kjo është e ndarë edhe në kapituj, e që në kapitullin e parë flitet për familjen e madhe Istogu.


“Libri ‘Një shekull rrugëtim lirie’  edhe pse paraqiti një tërësi homogjene, përveç hyrjes dhe përfundimit është e konceptuar në disa kapituj të cilët e plotësojnë njëri tjetrin dhe e paraqiti si një mozaik të larmishëm dhe përmbajtjesorë. Autori që në fillim e nis mirë kur thotë libri i lirisë nis dhe nuk përfundon kurrë, veprat e atdhetarëve që sot nuk janë në mesin tonë dhe mendojnë si ankthin në mendjen e të gjallëve, ndërsa në të gjallët nuk ka frymë shkëlqimi atëherë ne nuk jemi të vërtetë. Në kapitullin e parë jepet një tablo interesante familjes më të madhe të Istogut, të nisur me kryefamiljarin e tyre Ramë Istogu i cili ishte i lidhur me Azem Galicën me të cilën vuajtën në burgun e Bozarevcit dhe më pas miqësia e tyre nuk u shkëput për asnjë çast.  Madje edhe pas vrasjes së kryetrimit Azem Galica krhu i tij u trashëgua nga Rama. Kulla e Ramë Istogut ishte kullë kuvendesh me të cilën qëndroi edhe negoisit gjerman Johan Faiser. Rrugën e babait e vazhdoi i biri Avdyli, i cili përherë i qëndroi besnik kauzash kombëtare i rreshtuar përkrah Shaban Polluzha dhe caktohet turpërojë i tij. Heroinë e vërtetë ishte edhe Ajne Istogu, e cila e ndihmojë shumë luftën, gatoi bukë për luftëtarët e lirisë ”, shtoi Tahiri.

Më tej edhe profesori i historisë dhe recensenti i kësaj vepre, Safet Hasani, tregon për sakrificën e madhe të dy vëllezërve.

“Shikuar në mënyrë kritike shumë personalitete të shquara kombëtare nuk u trajtuan sa duhet aq historisë, mos të themi nuk u përmendën fare, shkak për këtë ishin shumë fajtorë e ku dihet se para viti 2000 ndaloi çdo botim apo material studimor mbi personalitete tona kombëtare për këtë arsye ky studim mbeti për një kohë i papërfunduar dhe arriti të botohet 22 vite pas luftës vetëm pasi autori morri iniciativën për ta hedhur këtë në letër. Libri ‘Një shekull rrugëtim lirie’ është një botim i gjerë monografik i cili përfshin rreth 250 faqe ku trajtohen në tërësi figurat e dy vëllezërve, Nehbi dhe Kadri Istogu si dhe familjes Istogu në përgjithësi. Aktivitete kombëtare të këtyre dy heronjve nisin qysh në Luftën e dytë Botërore dhe shtrihen deri në vitet e 90-ta kur vritet Nebihu në vitin 1971 dhe Kadriu 1990 duke u plotësuar me studiues në luftën e fundit të UÇK-së që vazhduan anëtarët e tjerë të kësaj familje. Ky libër është i ndarë në kapituj përkatës sipas kërkesave të botimeve monografike”, thekson ai.

Ndërkaq edhe vajza e Kadri Istogut, Fazlie Ahmeti, flet për sakrificën e madhe të dy luftëtareve.

“Ringjallen për së dyti dëshmorët e kombit, familjarët tonë që për së gjalli nuk u ndalën asnjëherë në luftimin e kombit tonë për lirinë. Shpresoj që shembulli i tyre i atdhedashurisë të shkruar në këtë monografi të përcillet në gjeneratat e reja të cilave nga sot u afrohet ky libër. Ky margaritarë lirie me të vetmin qëllimin ndriçimin e rrugës dhe jetës së vështirë mes njerëzve bisha të një sundimi njëshekullorë gjenecidal”, shton ajo

Në fund të ceremonisë nga Behram Hoti është ndarë edhe mirënjohje për familjarë të dy heronjve Istogu.

Lexo edhe

Video

error: