Promovohet monografia “Ibush Jonuzi dhe minatorët grevistë të Trepçës (1988-1989)”

Promovohet monografia “Ibush Jonuzi dhe minatorët grevistë të Trepçës (1988-1989)”

Sot në Vushtrri u promovua libri “Ibush Jonuzi dhe Minatorët Grevistë të Trepçës (1988-1989)” të autorit Hilmi Saraçi.

Ky libër është një monografi për jetën dhe veprimtarinë e Ibush Jonuzit dhe Minatorët Grevistë të Trepçës (1988-1989), i cili është shkruar pikërisht me rastin e 30-vjetorit të grevës së Kombinatit Trepça.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se libri do të shërbejë si një dëshmi për rrugën e gjatë dhe të mundimshme që ka pasur populli i Kosovës për liri dhe për pavarësi si dhe rolin e minatorëve si një dëshmi e sakrificës së madhe.


“Nëse shohim historinë e lirisë së popujve të ndryshëm do të gjejmë se historia e lirisë së popullit të Kosovës  dhe e pavarësisë tonë është një histori tepër unike dhe  aspiruese dhe është detyrë e neve gjeneratës së re ta dokumentojmë gjithë përpjekjen mbinjerëzore e sidomos nga vitet 1989, 1990 kur edhe është bërë themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe krijimi i idesë së shtetit të Kosovës”, u shpreh Tahiri.

Ndërsa protagonisti kryesor i librit, Ibush Jonuzi i falënderoi të gjithë ata të cilët kontribuuan në botimin e librit.

 

Lexo edhe

Video

error: