Promovohet monografia “Futbolli i Kosovës”

Promovohet monografia “Futbolli i Kosovës”

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, sot është promovuar monografia “Futbolli i Kosovës”, me autor doajenin e gazetarisë kosovare Azem Brovina.

Autori i kësaj monografie, Azem Brovina në këtë ceremoni dha më shumë detaje rreth përpunimit të kësaj monografie.

“Kam punuar nga e hëna deri të premten 8 muaj ditë, kam shfletuar shumë material dhe i kam futur në këtë monografi. Jam mundur që momentet kryesore ti përfshijë në këtë monografi. Gjatë kësaj pune kam pasur një vështirësi të madhe. Brenda 13 muajsh kam humbur tre miq, Agim Binakun, ende pa kaluar ajo tronditje papritmas iku edhe Fadil Vokrri, ndërsa me 6 mars 2019 edhe shoku im Gëzim Hadri ndërroi jetë”, tha Brovina.


Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, tha se monografia e Azem Brovinës nuk do të ishte e plotë pa pranimin e Kosovës në organizatat botërore të futbollit siç janë FIFA dhe UEFA, ndërsa Arben Fetoshi, redaktori i librit, tha se kjo monografi prezanton një histori të hulumtuar mirë.

“Kjo monografi është pasuri jo vetëm për Federatën dhe bibliotekën, por edhe pasuri për brezat e ardhshme”, u shpreh Fetoshi.

Ndryshe, monografia “Futbolli i Kosovës” për shumë arsye është i veçantë, pasi është i shkruar mjeshtërisht, i argumentuar me gjuhën e fakteve dhe të statistikave, dhe si i tillë i tejkalon kornizat e një historie sporti.

Monografia e Brovinës, në fakt është historia gjithëpërfshirëse e futbollit tonë, e cila, si e tillë, ka qenë hallkë e munguar e kronikës njëshekullore të Kosovës.

Lexo edhe

Loading...
error: