Promovohet monografia “50 vjet Universiteti i Prishtinës”

Promovohet monografia “50 vjet Universiteti i Prishtinës”

Në kuadër të 50-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot është promovuar monografia kushtuar këtij institucioni me titullin “50 vjet Universiteti i Prishtinës”.

Rektori Marjan Dema  tha se Universiteti i Prishtinë në çdo kohë ka dhënë kontribute domethënëse në çdo sferë që ka kaluar Kosova. Ai shtoi se UP me gjeneratat e saj ka bërë ka bërë kthesa në historinë e Kosovës, e të cilat janë përfshirë në këtë libër.

Njëri nga redaktorët e librit, Faton Berisha tha se kjo monografi flet për fazat nëpër të cilat bashkërisht ka kaluar ndër vite Kosova dhe Universiteti i Prishtinës.


Berisha, i cili është edhe prodekan i Shkencave, tha se Universiteti i Prishtinës duhet ta ruajë rolin e tij si katalizator në shoqëri.

Sali Bashota foli në emër të autorëve,  tha se UP do të vazhdojë të jetë identiteti i arsimit, shkencës dhe vetëdijes sonë nacionale.

Ai tha se Universiteti i Prishtinës në këtë monografi prezantohet si shenjë emblematike e vetëdijes kombëtare.

 

Lexo edhe

Loading...
error: