Promovohet libri “Rrënjët e kujtesës” i autorit Ramiz Selimi

Promovohet libri “Rrënjët e kujtesës” i autorit Ramiz Selimi

“Rrënjët e kujtesës” titullohet libri i autorit Ramiz Selimi që është promovuar në Bibliotekën Kombëtare. Libri është një roman me ngjarje mjaft prekëse, që do t’ju njohë me një familje e cila e bënë të pamundurën të mbijetojë nën sundimin e një pushtuesi barbar në mes të Evropës.

Në promovimin e këtij libri, autori Ramiz Selimi tregoi për idenë dhe sfidat e shkrimit të këtij libri, ndërsa nu ke fshehu dëshirën që i njëjti të botohet edhe në gjuhën angleze, suedeze dhe gjermane.

“Organizimet dhe ngjarjet që kishin të bëjnë me mërgimtarët fillova në mënyre vullnetare t’i mbuloj dhe t’i publikoj në gazetat e shtypura dhe në gazetat online. […] Prej gazetarit kalova të një autor si dhe erdhi ideja ta shkruaj këtë libër. Disa aktivistë ose kolegë anëtarë të kryesisë së shoqatës ‘Aleksandër Moisiu’ në Vjenë, kur më zgjodhën nënkryetar vazhdimisht kërkonin nga unë, ose me propozonin, që unë t’iu bashkëngjitesha autorëve atje me një libër publicistik, pasi kisha botuar mbi 500 shkrime. Unë në ato vite kisha probleme të mëdha shëndetësore pak a shumë besoj nëntë ndërhyrje kirurgjikale kam pas dhe ato ndërhyrje të shumta kanë ndikuar te unë dhe thash me vete më mirë të shkruaj një biografi se paku t’i mbetet familjes”, ka thënë Selimi.

Më tej, Safet Gërxhaliu flet për librin “Rrënjët e kujtesës”, dhe përshkrimin e autorit si mërgimtar.


“Vepra e zotri Ramiz e dëshmon më se miri që njeriu në jetë ballafaqohet me sfida, por ato sfida duhet të shndërrohen në mundësi dhe besoj në një rast të tillë ku këto sfida janë shndërruar në një mundësi të krijuar është rrugëtimi i zotëri Ramiz Selimi. […] E shfletova me kënaqësi vërtet këtë libër dhe vet fakti i identifikimit të personazheve, vetë fakti i përshkrimit të një rrugëtimi të një mërgimtari që kalon sfida të shumta jep një vlerë të shquar. Dua të besoj që do të pajtohemi që ky është një libër i librave. Se në brendinë e këtij libri ‘Rrënjët e kujtesës’ janë katër libra paraprake të inkorporuar në letërsi që vërtetë do ta begatojë bibliotekën tonë, do ta begatojë letërsinë tonë”, ka thënë ai.

Ndërsa kritikuesi letrar, Prenk Buzhala tha se libri paraqet përjetimet e një familjeje shqiptare.

“Letërsia gjithmonë e jep atë që është e mundshme të ndodh ose që ka ndodh, kurse historia, dokumenti, gjithmonë i referohen asaj që ka ndodh që është fakt i historisë. Andaj edhe kur thuhet aty biografi bie fjala duhet ta kuptojmë të njëjtën gjë. Vepra ‘Rrënjët e kujtesës’ është një roman social dhe historik që i paraqet me realizëm përjetimet e familjes ilire, rrëfimi thuret mbi rrjedhën e njëpasnjëshme të ngjarjeve”, tha ai.

Ramiz Selimi ka lindur në fshatin Pjeterç i Epërm të komunës e Klinës. Rininë e hershme e kaloi në vendlindje ndërsa më vonë për shkaqe politike, por edhe ekonomike, u detyrua ta marri rrugën e mërgimit. Ai sot jeton në Linz. Ramizi rrjedh nga një familje e shquar atdhetare që ishte cilësuar si armike e pushtuesve sllav, kështu që familja ishte izoluar dhe ndjekur vazhdimisht. /G.Jashari/

Lexo edhe

Video

error: