Promovohet libri që përshkruan torturat e përjetuara në Burgun e Dubravës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

"Tmerri ka emër", është libri i cili u promovua nga ish i burgosuri politik, Asllan Selimi, në 24 vjetorin e Masakrës së Dubravës.

Ky ditar historik ka kujtime nga lufta, burgu, gjykimi, dënimi dhe një prej masakrave më të mëdha kundër shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës së fundit.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8b24-vjet-nga-masakra-ne-burgun-e-dubraves/

Në emër të familjes, Ramadan Selimi ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në promovimin e këtij libri.

"Në emër të Asllanit, në emër të bashkëshortes, të ju falënderoj për pjesëmarrjen kaq masive. Po ndihemi shumë krenar. Falënderim të veçantë për penalistët këtu dhe gjithë ata qe përgatiten këtë libër", ka thënë ai.

https://kosovapress.com/admin/dugolli-edhe-nje-shkrese-speciales-gjykata-ka-juridiksion-te-hetoje-masakren-e-dubraves/

Ish i burgosuri politik, Nait Hasani, ka thënë se Asllani në librin e tij ka përshkruar torturat e përjetuara dhe largimin nga burgu i Dubravës. 

"Në këtë libër me kujtime, Asllani e ka përshkruar prej arrestimit të tij në Mitrovicë. Ai ishte i angazhuar me detyrat e tij të ndërlidhjes, përmes vëllaut të tij Rexhep Selimit. UÇK ishte e padukshme dhe ishte kudo dhe ishte bërë tmerr edhe i Serbisë. Rritja e UÇK-së binte në sy të popullatës që kërkonte liri. Arrestimi i Asllanit dhe torturat e përjetuara janë dëshmi e mjaftueshme e torturave qe kemi përjetuar", ka thënë Hasani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024