Promovohet libri i Arsim Bajramit “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridike”
Kulturë
Lexohet për: 3 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka promovuar botimin “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë”, të autorit Arsim Bajrami.

Studimi ka për qëllim të dokumentojë gjenocidin e bërë nga forcat serbe, e po ashtu të tregojë të vërtetën e luftës në Kosovë.

Profesoresha e drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, Gjyljeta Mushkolaj tha se qëllimi madhor i librit është që brezi ynë dhe brezat që vinë do të kenë përgjegjësi për të përcjellë kujtimin e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

"Qëllim madhor i librit është që brezi ynë dhe brezat që vinë do të kenë përgjegjësinë për të përcjellë kujtimin e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit të Serbisë në Kosovë që në mënyrë të përsëritur e ka përcjellë popullin tonë sidomos gjatë luftës së fundit duke e mbajtur shtetin serb ndërkombëtarisht përgjegjës për gjenocid për krimin mbi krimet. Libri ka arritur që të dëshmoi dhe dokumentoi se gjenocidi i fundit i Serbisë në Kosovë nuk ndodhi pa paralajmërim, ky është edhe thelbi i dokumentimit të krimit të gjenocidit, e që e dallon atë nga krimet tjera kundër njerëzimit", tha Mushkolaj.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim

Recensenti, Jusuf Bajraktari tha se libri "Gjenocidi i Serbisë ne Kosovë-aspekte juridike" paraqet një studim profesional dhe shkencor, në të cilin autori trajton në aspektin juridik Gjenocidin e Serbisë në Kosovë, duke u fokusuar në analizën e krimeve të kryera në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999, dhe duke i kualifikuar këto krime si akte të gjenocidit në pajtim me Konventën e OKB-se, të vitit 1948 për ndalimin dhe dënimin e Krimeve të Gjenocidit.

Bajraktari ka renditur edhe tre qëllimet kryesore të librit.

Mes tjerash, Bajraktari ka përmendur edhe fazat kryesore të këtij studimi. Ai tha se faza e parë përfshin, konceptimi ideor i strategjive të shtetit serb për gjenocid ndaj shqiptareve, ku përfshihen programet kryesore nga shekulli XVIII e deri me sot, faza e dyte, legjislacioni diskriminues me te cilin u shkatërrua autonomia e Kosovës dhe faza e trete implementimi faktik i gjenocidit gjate luftës ne vitet 1998-1999.

Profesor i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu tha se ky libër është me rëndësi të veçantë në aspektin juridik penal, historik e kushtetues.

Në fund, autori i këtij studimi, Arsim Bajrami ka treguar arsyen që ka vendosur ta botoj këtë libër.

Bajrami tha se ky studim ka qenë edhe delikat, pasi sipas tij Bashkësia Ndërkombëtare në tërë botën është hezituese ndaj gjenocidit. /E. Krasniqi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024